860 rrënjë kanabis sativa janë bllokuar e asgjësuar nga policia e Vlorës në kuadër të një operacioni antikanabis.
 
Lënda narkotike është zbuluar në fshatin Velcë dhe pikërisht në vendet e quajtura “Përroi i trubullit” dhe “Kodra e Kacanit”.
 
Në 5 parcela të ndryshme ishin kultivuar 550 rrënjë kanabisi, ndërsa 310 rrënjë u gjetën në fshatin Treblovë.
 
Policia nis punën për identifikimin e kultivuesve të lëndës narkotike.