Një incident është regjistruar në mes të ditës sot në Vlorë, ku disa kontenierë mbeturinash janë përfshirë nga flakët përgjatë aksit Transballkanike, në lagjen “Kushtrimi”.
Pamjet tregojnë koshat e përcëlluar dhe akoma në tym në një nga zonat më të frekuentuara të qytetit, duke shkaktuar shqetësim te banorët dhe kalimtarët.
Sipas informacioneve paraprake, rasti është referuar në polici.
Ende nuk dihet nëse bëhet fjalë për zjarrvënie të qëllimshme apo një incident aksidental.
Komente











