Në kuadër të Ditës Evropiane të Gjuhëve, Qendra e Informimit të Bashkimit Evropian Vlorë festoi me nxënës të shkollave të ndryshme të qytetit, mësues të gjuhëve të huaja, përfaqësues të tjerë të institucioneve publike dhe miq te Qendrës së Informimit të Bashkimit Evropian.
Qëllimi i këtij aktiviteti ishte të rriste ndërgjegjësimin mbi përpjekjet dhe programet e Bashkimit Evropian për promovimin e diversitetit kulturor dhe gjuhësor të njerëzve që jetojnë në vendet e BE-së, duke mbështetur mësimdhënien dhe të mësuarin e gjuhëve të tyre; të rriste ndërgjegjësimin e publikut për gjuhët e përdorura në Evropë; të promovonte diversitetin kulturor dhe gjuhësor dhe të inkurajonte njerëzit, fëmijët e shkollave dhe të rriturit, për të mësuar gjuhë të huaja. Në këtë kontekst, u theksua fakti se diversiteti gjuhësor është një mjet për të krijuar një dimension ndërkulturor më të madh dhe një element kyç në trashëgiminë e pasur kulturore të Evropës. Me këtë rast, në të gjithë vendet e BE-së planifikohen aktivitete për të festuar diversitetin gjuhësor të Evropës dhe për të promovuar mësimin e gjuhëve, sa më shpejt dhe mundësisht gjatë gjithë jetës, për qytetarët.
Aktiviteti vijoi me disa performanca të nxënësve. Nën kujdesin e mësuesve të gjuhëve te huaja, nxënësit përgatitën dhe interpretuan pjesë nga literatura evropiane në gjuhën frënge, angleze dhe italiane. Atë e bëri më të veçantë prania e 7 nxënëseve italiane që studiojnë dhe mësojnë në shkollën jopublike "Internacional", përfituese të programit të mobiliteteve të Projektit KEPASS, që është financuar në kuadër të Programit IPA Adriatic me fonde të Bashkimit Evropian dhe që zbatohet nga Agjensia e Zhvillimit Lokal, AULEDA.
Gjithashtu, nën kujdesin e Konsullatës Italiane në Vlorë, Klubit Frankofon dhe bashkëpunëtorëve të tjerë, u krijuan stendat franceze, italiane, angleze dhe gjermane, në të cilat u promovua kultura, letërsia dhe muzika e këtyre vendeve. /ATSH/
/Shqiptarja.com