Vlorë/ Drogë, thyerje mase, djegie makine dhe aksident, 2 të arrestuar, 2 nën hetim dhe një në kërkim

Vlorë/ Drogë, thyerje mase, djegie makine dhe aksident, 2 të arrestuar, 2 nën hetim dhe një në kërkim

Foto ilustruese

 

Vlorë- Policia e Vlorës ka arrestuar dhe proceduar 4 persona për akuza të ndryshme si drogë, aksident, thyerje e masës së gjykatës, djegie makine apo gjendje të dehur, kurse një i pestë u shpall në kërkim.

Sektori për Hetimin e Narkotikëve procedoi dhe dërgoi në Prokurori të dyshuarin I. G., 21 vjeç, banues në Himarë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet iu gjet një sasi lënde narkotike e dyshuar kanabis sativa.

Kurse 64-vjeçari me inicialet K. Sh., banues në Vlorë, akuzohet se u konstatua ditën e djeshme (25 Dhjetor) jashtë banesës së tij, duke thyer masën e sigurimit “arrest në shtëpi”.

Policia e Selenicës shpalli në kërkim shtetasin L. K., 31 vjeç, banues në fshatin Kot, pasi dyshohet se dje ka djegur me lëndë djegëse, për motive të dobëta, një automjet tip “Benz”, në pronësi të L. Z.

Policia Rrugore bëri me dije se arrestoi M. A., 42 vjeç, banues në Vlorë, i cili është konstatuar duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

I fundit u procedua A. Gj., 68 vjeç, i cili duke drejtuar mjetin e tij “Ford”, në aksin rrugor Brataj-Vlorë, është aksidentuar me automjetin tip “Volkswagen”, me drejtuese shtetasen J. K., 49 vjeçe. Për pasojë është plagosur pasagjerja E. L., 52 vjeçe, e mjetit të dytë, e cila ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen