Vlorë - Në vitin 1908, në një nga godinat më të mira të kohës, në qytetin e Vlorës u krijua Klubi Atdhetar "Labëria", shoqata e parë patriotike në Shqipëri, nismë e një grupi patriotësh të njohur në këtë qytet e më gjerë.
Kjo ngjarje, ndër më të rëndësishmet e fillim shekullit XX, i parapriu momentit më madhor në historinë e Shqipërisë, Shpalljes së Pavarësisë Kombëtare.
Sipas historianëve vlonjatë, vetë krijimi i Klubit Atdhetar "Labëria", nuk mund të vlerësohet si një ngjarje e papritur. "Ajo është rrjedhojë e përpjekjeve të vazhdueshme të patriotëve të njohur në Vlorë e më gjerë, në shërbim të atdhetarizmit", thotë studiuesi vlonjat, Fahri Shaska, ndërkohë që, historiani Bardhosh Gaçe shprehet se, themelimi i Klubit Atdhetar "Labëria", është rrjedhojë e natyrshme e aktivitetit 30 vjecar të Ismail Qemalit dhe e mjaft emrave të tjerë të shquar, të lëvizjes atdhetare të fundshekullit XIX dhe fillimit të shekullit XX. "Klubi "Labëria", vlerësohet si pararojë e krijimit të klimës së përshtatshme për shpalljen e pavarësisë kombëtare, si përfaqësuesja më e denjë e aspiratave patriotike të kohës", thotë ai.
-Dokumente të reja për themelimin dhe aktivitetin e klubit-
Janë zbuluar dokumente të reja, që hedhin dritë më të plotë mbi themelimin dhe aktivitetin patriotik të këtij klubi. Mes tyre, përfshihen kujtimet e patriotëve Ibrahim Avdullai dhe Mihal Peço Doko, që ishte i dërguar i kryesisë së shoqërisë së shqiptarëve të Bukureshtit. Duke ju referuar këtyre dokumenteve, Gaçe e vlerëson krijimin e Klubit Atdhetar "Labëria", si një faqe të re, të lëvizjes kombëtare në Vlorë e më gjerë.
Fillesat e krijimit të Klubit "Labëria", janë qysh në vitin 1905, në aktivitetin e Shoqërisë së Shqiptarëve të Bukureshtit, asaj të Manastirit, apo të Filatit, Selanikut etj, në aktivitetin e patriotëve të shquar si Ismail Qemali, Abaz Kanina, Elmaz Xhaferri, Xhemil Bej Vlora, Hamza Isai, Abaz Mezini, Ibrahim Shyti, Ceno Sharra, Dr.Spiro Koleka. Themeluesit e kësaj shoqërie, ishin 38 patriotë të njohur jo vetëm në Vlorë, por në mbarë trevat e banuara nga shqiptarët.
-Ismail Qemali, president nderi-
Zgjedhja e Ismail Qemalit, si president nderi, vlerësohet nga historianët, si një simbolikë domethënëse, që lidhet me objektivat e aktivitetit të këtij klubi. Leonidha Naçi, Alem Mehmeti, Beqir Velo, Duro Shaska, Faik Kreshpa, Hamit Lumi, Ibrahim Shyti, Jani Minga, Leonidha Bezhani, Marigo Posio, Murat Myftari, Myqerem Hamzarai, Kristo Karbunara, Shahin Haruni, Osman Haxhiu, Thanas Floqi, Xhezo Harremi, Spiro Koleka, Abaz Mezini, Aristidh Ruci, Dush Strati, Epaminonda Koleka, Gaqo Kapore, Hamza Isai, Ibrahim Avdullahu, Hasan Sharra, Llukë Papajorgji, Muhamet Çobo, Mustafa Tragjasi, Xhafer Drashovica, Seit Qemali, Qazim Kokoshi, Tol Arapi, Xhafer Xhuveli, Ymer Rradhima, por edhe të tjerë më pas, janë ata që, ngritën themelet e një ëndrre, që do të bëhej shpejt realitet. Në këto kushte, u vendos që, drejtimi i klubit të bëhej periodik dhe me rotacion. "Gjurmët e Klubit Atdhetar "Labëria", gjenden në të gjithë jugun e Shqipërisë. Sipas statutit të tij, që është zbuluar së fundi, nga kujtimet e Ibrahim Avdullait dhe të Mihal Peço Dokos, rezulton se, drejtimi i klubit bazohej në parime mjaft të spikatura demokratike dhe kryetari e anëtarët e kryesisë zgjidheshin çdo tre muaj", nënvizon Gace.
-Pas Vlorës, Klubi Labëria" edhe në zona të tjera-
Shumë shpejt, aktiviteti patriotik i klubit, u shtri edhe në Dukat, Himarë, Kurvelesh. Po ashtu, u krijuan degë në Tepelenë, Sevaster, Klos. Aktiviteti ishte shumëplanësh. Krahas përhapjes së çështjes kombëtare, u punua për çeljen e shkollave në gjuhën shqipe. Madje, vlerësohet si një nga kontributet e veçanta të Klubit "Labëria", çelja e shkollës së parë shqipe në 1908, në qytetin e Vlorës, ashtu si dhe krijimi i teatrit të parë në këtë qytet dhe në mbarë vendin. Nuk është rastësi që, patrioti, Leonidha Naçe, një nga themeluesit e klubit, u emërua edhe drejtori i parë i shkollës së parë shqipe të Muradies(sot shkolla "28 nëntori"). Po ashtu edhe pasardhësi i Naçit në këtë shkollë, është patrioti dhe "Mësuesi i Popullit", Jani Minga, sërish një nga themeluesit e klubit "Labëria". Çelja e shkollës së parë shqipe në qytetin e Vlorës, në vitin 1908, e cila njihet me emrat Shkolla e Muradies, Shkolla nr 1, ose Shkolla "28 nëntori", ishte rrjedhojë e drejtpërdrejtë e aktivitetit atdhetar të klubit "Labëria". Në këtë shkollë kanë mësuar patriotë të shquar si, Ali Asllani, Osman Haxhiu, Ibrahim Avdullai, Ceno Sharra, Hasan Sharra, Alem Mehmeti, Ibrahim Kushta etj. Një vit, më pas, në të njëjtën godinë, ku u krijua Klubi Atdhetar "Labëria", u çel edhe një shkollë tjetër në gjuhën shqipe, ajo e vashave të qytetit, që u drejtua nga patriotja, Marigo Posio, gjithashtu, një nga themelueset e klubit.
Shumë shpejt, në qytetin e Vlorës dhe në mbarë Shqipërinë, do të çeleshin edhe mjaft shoqata, shoqëri e klube atdhetare, të cilat në atë kohë, arritën në 40. Por, Klubi Atdhetar "Labëria", vlerësohet si momenti i parë i organizuar që, i parapriu 28 Nëntorit të vitit 1912. /ATSH/
/Shqiptarja.com