Vlorë, legalizohen 1470 objekte
Robaj: Më shumë leje se në 10 vite 

Vlorë, legalizohen 1470 objekte<br />Robaj: Më shumë leje se në 10 vite 
Drejtoria e ALUIZNI-t në Vlorë gjatë 10 muajve të fundit ka shpërndarë 1470 leje legalizimi. Sipas drejtorit, Gjergj Robaj, institucioni që ai drejton ka shpërndarë leje legalizimi më shumë se në 10 vite të marra bashkë.

Në një intervistë për Report TV, Robaj pohon se është zgjidhur dhe problemi i ndërtimeve të para 90-tes , pasi tashmë do të jetë bashkia ajo që do ta përfundojë këtë proces.

Prej të hënes në zyrat e ALUIZNI-t Vlorë do të ketë një sportel të veçantë ku qytetari do të aplikoje direkt për leje legalizimi dhe çertifikata do shpërndahet me postë.

Për vitin 2016, drejtoria e Aluizni-t Vlorë ka shpërndare 1470 leje legalizimi, ndërkohë që në vitin 2014 janë legalizuar vetëm 91 objekte.

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com 

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Kosovarët e duan Harris e serbët Trump

Kosovarët e duan Harris e serbët Trump