Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në zonën e Skelës në Vlorë, ku një qen kishte mbetur i bllokuar për rreth dy ditë në ballkonin e një banese.
Kanë qenë banorët e zonës ata që kanë dhënë alarmin, pasi lehjet e pandërprera të qenit ngritën shqetësim.
Pas njoftimit, në vendngjarje mbërritën forcat e zjarrfikëses, të cilat janë detyruar të ndërhyjnë me shkallë nga jashtë për të arritur në ballkon.
Sipas informacioneve, pronarët e qenit ndodheshin në Janinë dhe e kishin lënë kafshën vetëm në banesë. Fatmirësisht, ndërhyrja e zjarrfikësve u krye me sukses dhe qeni është nxjerrë në gjendje të mirë.
Komente









