Një vajzë 7-vjeçare ka humbur jetën në mënyrë tragjike pasditen e së dielës në qytetin bregdetar të Vlorës. E mitura me iniciale A.A banuese në lagjen “Jaro Cakërri” së bashku me dy bashkëmoshatarë të saj kanë qenë duke luajtur pranë banesës së Bedri Starova. Muri rrethues i shtëpisë si pasojë e mungesës së rikonstruksionit por edhe reshjeve intensive që prej ditësh bien në këtë qytet është rrëzuar duke zënë poshtë vajzën e mitur.
Vogëlushja ka pësuar dëmtime të rënda edhe është nisur me urgjencë në spital, ndërsa mikeshat e saj të vogla kanë shpëtuar pa u lënduar. 7-vjeçarja nuk ka mundur tu mbijetojë plagëve të marra pavarësisht përkushtimit të bluzave të bardha, ndërsa ka ndërruar jetë në mesnatë në spitalin e Vlorës.
Familja e të miturës ka hapur dyert e mortit. Bedri Starova pronari i shtëpisë i shokuar nga kjo ngjarje, pohon se në momentin ku ndodhi incidenti nuk ndodhej asnjë në shtëpi. Më lot në sy për vdekjen e të miturës, ai thotë se gjithçka ishte një fatkeqësi pasojat e cilës mund të ishin më të rënda.
“Fati, perëndia e dënoi, ishin tre ça të të thëm unë... Asnjë njeri vetëm tre vajzat fati madh shpëtuan ato dyja se do ishin tre viktima, tre arkivole ça të them gjë tjetër. Ja aty isha, fryerja e dheut e ka shtyrë është e bërë me llaç vetëm fryerja e dheut vajti lagështia deri atje mendimi im personal. Asnjeri se shtyu, asnjeri si bëri asgjë vetëm tre fëmijët ishin që po loznin aty”, thotë Starova.
Ndërkohë policia dhe grupi hetimor vijojnë punën për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO