Një fëmijë 4-vjeç me prapambetje mendore në Vlorë ka ndërruar jetë. Fëmija ka ndërruar jetë gjatë rrugës ku po transportohej nga Qendra e fëmijëve me prapambetje mendore në spital.
 
Mjekja e Qendrës së fëmijëve me prapambetje mendore, Elita Grabova sqaron në një prononcim për gazetën Shqiptarja.com se 4-vjeçarja me inicialet K.B. ishte diagnostikuar me prapambetje të zhvillimit psikomotor.
 
"Fëmija 4-vjeçar ishte i sëmurë me diagnozë prapambetje e zhvillimit psikomotor. Diagnoza ishte zbuluar nga prindërit 2 muaj pas lindjes, ndërsa ishte edhe tetraplegjike.
 
Fëmija është dërguar për mjekim nga familja edhe në Itali dhe mjekët i kanë thënë se sëmundja nuk i jep shumë shpresë për të jetuar.
 
Si pasojë e sëmundjeve pesha e trupit të fëmijës ishte sa një vit e gjysëm, ndërsa ishte 4-vjeç
" u shpreh ajo.

Trupi i pajetë i fëmijës ndodhet në morgun e spitalit të Vlorës, ndërsa materialet u referuan në Prokurori për vlerësimin e çështjes.

Në Qendrën e fëmijëve me prapambetje mendore në Vlorë janë 29 fëmijë me probleme të ndryshme.

d.b/shqiptarja.com