VLORË - Mes dhimbjes, prindërit, dy vëllezërit dhe të afërmit i dhanë lamtumirën e fundit, Enkelejda Limajt, nënës së dy fëmijëve që mëngjesin e 16 majit u vra barbarisht nga bashkëshorti në Athinë.

Ceremonia mortore u zhvillua nga familja prindërore në fshatin e saj të lindjes, Alikok të Vlorës. Për t'i dhënë lamtumirën nënës kishte ardhur vajza, 21 -vjeçe, ndërsa djali 15-vjecar nuk mori pjesë, pasi i ati nga burgu nuk i dha leje për udhëtimin në Shqipëri.

Të njohurit e familjes që marrin pjesë në varrim kërkojnë dënim maksimal për Eduard Danajn, i arrestuar në shtetin fqinj.

‘Neve jemi kolegë, jemi shok me të (të babait të Enkelejdës) dhe e dimë që në kohën që e ka marrë, që është lidhur me atë. Siç bën çdo prind me fëmijën.’

‘Ska më e rëndë. Është papërshkrueshme. Ata kanë jetuar jashtë dhe problemet më të mëdhaja i ka patur i ati dhe e ëma. Ka pasur probleme, por ajo sakrifikoi, sakrifikoi sa dha dhe jetën.’

‘Ngjarje e rëndë, jemi shumë e prekur. Vjen nga një familje shembullore, ngjarje të tilla mos ndodhshin kurrë. E morëm vesh nëpërmjet shokëve. Erdhëm ta përcjellim në respekt të shokut.’

‘Nuk e dimë si mund t’i shprehim atij babait, një familje shumë e mirë. Është një sëmundje shumë e rrezikshme. Unë e kam mbesën e gruas. Nuk kam dijeni vetëm di për ngjarje, kaq.’

Enkelejda ishte njohur në adoleshencë me Eduardin, që asokohe jetonte vetem 1 km larg, në Babicë të Madhe. 23 vite më parë, kur ajo ishte 17-vjeçe, emigruan në Greqi, ku ndërtuan familjen dhe sollën në jetë dy fëmijë. Fqinjët dhe të afërmit thanë se në vitet e para çifti kthehej shpesh në Vlore për pushime, ndërsa së fundmi jo më.

Enkelejda Limaj ishte vajza e dy prinderve te nderuar ne Vlore, i ati prej vitesh efektiv policie. Ndersa dy vëllezërit që erdhën për varrim janë emigrantë në Greqi. Ndërsa familja Limaj ka hapur dyert e mortit, në familjen Danajt nuk gjendet njeri. Nëna dhe vëllezërit e autorit të krimit janë emigrantë në Itali.

Të afërmit thanë Enkelejda ka qenë e dhunuar nga bashkëshorti për shkaqe xhelozie. Para 1 viti e gjysme gruaja e denoncoi për dhunë dhe nisi procesi i divorcit, por bashkëshorti e përndiqte derisa i mori jetën mengjesin e 16 Majit, teksa ajo ishte nisur për në punë. 50-vjeçari Eduard Danaj ishte në gjendje të dehur kur u arrestua nga policia greke. Në dëshminë para hetuesve nuk ka shfaqur pendese dhe është përpjekur të akuzojë viktimën për tradhti.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:38
23 vite që jetonin në Greqi, çifti u nda për 5 vite, Enkelejda i dha një mundësi tjetër për hatër të fëmijëve

1715938028_eduartdanajenkelejdadanaj.jpg

Eduarti dhe Enkelejda ishin njohur dhe dashuruar kur vajza ishte 17 vjeçe. Ata jetonin ne fshtatrat pranë njeri-tjetrit, në Alikokë Enkelejda dhe Babicë e madhe Eduarti.

Ata kishin 23 vjet që jetonin në Greqi, ndërsa kishin dy fëmijë, një vajzë 21 vjeçe dhe një djalë 15 vjeç. Fshatrat e tyre janë në një distancë rreth 1 km nga njëri-tjetri.

Në fillimet e tyre vinin shpesh në Shqipëri më pas kryesisht më rrallë dhe për pushime. Ata ishin ndarë për herë të parë për një periudhë 5-vjeçare por pasi Eduarti kërkoi falje, Enkelejda i dha një tjetër mundësi për hatër të fëmijëve.

Por sërish prej asaj kohe kanë patur konflikte të shumta. Në Shqipëri, Enkelejda kishte prindërit, babai i së cilës prej vitesh është punonjës policie. Ajo është motra e dy vëllezërve të cilët edhe ata jetojnë në Greqi.