Vlorë-Një 44 vjeçar është arrestuar nga Policia e Vlorës pasi plagosi me thikë një 19 vjeçar.
Sipas policisë konflikti ka ndodhur mbrëmjen e 22 dhjetorit në fshatin Kotë.
Si pasojë e plagëve të marra po trajtohet te spitali i Traumës në Tiranë.
"Komisariati i Policisë Vlorë arrestoi shtetasin L. Xh., 44 vjeç, banues në fshatin Kotë, pasi dyshohet se mbrëmjen e djeshme, në fshatin Kotë, gjatë një konflikti, ka goditur me mjet prerës shtetasin I. A., 19 vjeç, i cili po merr mjekim në Spitalin e Traumës", informoi sot policia.
Materialet procedurale i kaluan prokurorive, për veprime të mëtejshme.
Ka degraduar shoqeria ne cdo skaj…Dalin 16 vjecaret te ofendojn te shajne e te peshtyjne ne rruge pa ju dredh qerpiku fare.Ti shash nuk e ben dot,ti rrahesh shkon ne burg,te flasesh me familjet e tyre as nuk e dime kush jane….Jemi bere si shtet Geto dhe degradim total ne cdo detaj
Përgjigju