Në mjediset e Universitetit "Ismail Qemali" në qytetin e Vlorës u promovua libri "Prometeo in Albania" (Pasazhe letrare dhe politike nga një vend ballkanik), i autorit italian Mauro Geraci. Në këtë aktivitet, që organizohej nga Konsullata e Përgjithshme e Italisë në Vlorë, në bashkëpunim me Institutin Italian të Kulturës (Tiranë) dhe me shtëpinë botuese "Rubbettino", në kuadrin e Javës XIV të Gjuhës Italiane në Botë, ishin të pranishëm studentë e pedagogë, qytetarë vlonjatë, Konsulli i Përgjithshëm i Italisë në Vlorë, Stefano Bergesio si dhe autori Mauro Geraci.
Libri "Promoeteo in Albania", i Geracit, Profesor i Asociuar i Antropologjisë Kulturore pranë Universitetit të Studimeve në Messina (Itali), vlerësohet si frut i një hulumtimi etnografik. Ai eksploron në një numër dokumentash, produktin e madh letrar dhe editorial në Shqipëriqë, si dje edhe sot, qe vazhdon të ndikojë në transformimin politik të këtij vendi të Ballkanit. Dhe ajo që është e rëndësishme, nga viti 1991, që përkon me shembjen e rregjimit komunist, ky libër, në kuptimet e veta estetiko-letrare dhe socialo-politike, luan një rol të rëndësishëm në perspektivat evropiane të Shqipërisë. Në të evidentohen nismat e vazhdueshme, shkrime, publikime, panaire, prezantime, tregime, memorje, debate, që e bëjnë plot gjallëri panoramën letrare shqiptare, duke vënë në lëvizje një mori me libra, autorë dhe personalitete, përmes të cilave Shqipëria dhe e shkuara e saj rishqyrtohen në kontradiktat e tyre historike.
Ndërkohë, të riadaptuara dhe të rishkruara nën një këndvështrim bashkëkohor, ato vihen në funksion të një qëllimi të vetëm, ndërtimit të një identiteti të ri dialogues përkundrejt Bashkimit Evropian. Këtu qëndron edhe një nga meritat e autorit, që arrin të hyjë në rrjedhën e zhvillimeve shumëdimensionale në vendin tonë, duke i prekur, duke i analizuar e duke u bërë protagonist, përmes kontakteve të shumta me emra, personazhe e personalitete. Materiali letrar e dokumentar që ai ka shfrytëzuar, i japin mundësi të hulumtojë pa fund e të perceptojë shumëdimensionalitetin e asaj që ka ndodhur dhe ndodh në vendin tonë.
Nga ana tjetër, shqyrtimi i fenomenit letrar shqiptar nga pikëpamja antropologjike të lë gjithashtu të kuptosh se si ndryshimet politike dhe kulturore të Shqipërisë kanë vijuar krah për krah me përhapjen progresive të teknikave botuese, me zhvillimin e rretheve publicitare si edhe me eksperimentimin e njohjes efikase të librit në panoramën aktuale të rrjeteve globale dhe dixhitale të komunikimit. Në këtë këndvështrim, autori Mauro Geraci tregon sesi "deti i librave" që sot vë në lëvizje jetën politike shqiptare të arrijë të ripropozojë, në versione të azhornuara dhe të plota, një perceptim "prometeik" të shtetit dhe të çështjes historike kombëtare.
Si derivate të një nacionalizmi të shfaqur në epokë romantike, të njëjtat praktika librash, "kalaja ilirike", Prometeo, Skënderbeu, Kadare, Nënë Tereza, statujat e partizanëve dhe të martirëve të kombit, si edhe male, piramida, "pallate të ëndrrave", kujtime të kulakëve si teatër i gjakut dhe të shqiponjave, të urave si dhe të detit, bëjnë që të riazhornohet në një mozaik letrar dhe simbolik të plotë Shqipëria e humbjes fituese apo metamorfoza e një shqiptarizmi për disa aspekte i dobishëm për tranzicionin aktual. Këto mesazhe, këto analiza, u prezantuan për auditorin nga autori Mauro Geraci.
Në këtë takim promovues, gazetarja Efrosina Papa bëri një analizë të detajuar të asaj çka përfaqëson, çka sjell dhe vlerat e shumëfishta të këtij libri. Ajo u shpreh mes të tjerash se, autori kalon nga analiza letrare në atë antropologjike, duke konkluduar në përfundime të rëndësishme për të tashmen dhe të ardhmen e Shqipërisë. Sipas Papës, përveçse një analizë e detajuar, libri i Geracit ofron një mundësi për të vlerësuar perspektivën e vendit tonë drejt Evropës.
Ky takim ishte një prej aktiviteteve të shumta që janë zhvilluar e do të zhvillohen në kuadrin e Javës së XIV të Gjuhës në Botë, organizuar nga Konsullata e Përgjithshme e Italisë në Vlorë dhe Instituti Italian i Kulturës në Tiranë.
ATSH
/Shqiptarja.com