VlorëNjë pushues ka mbetur i lënduar pas një incidenti në det pasditen e sotme.

Sipas informacioneve paraprake, ai dyshohet se ka pësuar prerje të rëndë në këmbë nga helika e një skafi në Sazan.

I plagosuri është transportuar në spital, ndërsa rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta.

Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të aksidentit.