Vlorë, Pylli i Sodës dergjet në plehra
prej vitesh, bashkia mbyll sytë

Vlorë, Pylli i Sodës dergjet në plehra<br />prej vitesh, bashkia mbyll sytë
Kjo është panorama që të ofron prej vitesh Pylli i Sodës në qytetin bregdetar të Vlorës. Mbetjet urbane janë kthyer pjesë integrale të kësaj zone të pyllit duke ia humbur identitetin.

Njësitë tregtare të shitjes së produkteve të detit janë edhe ndër ndotësit më të mëdhenj të këtij pylli. Banorët të lodhur prej vitesh me këtë situatë as nuk marrin mundimin ta komentojnë pasi e dinë që apeli i tyre do të bjerë në vesh të shurdhër. 

Instancat përkatëse vijojnë të heshtin përballë kësaj situate, ndërsa dëmi ekologjik çdo ditë vjen dhe bëhet më i madh. Ndërkohë pamje të ngjashme ka edhe në zona të tjera në Pyllin e Sodës në qytetin bregdetar të Vlorës.

pylli i sodes

pylli sodes

pylli sodes
 Foto të tjera..

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos