Vlorë-Ka ndërruar jetë ditën e sotme, pas 9 ditësh në spital, puntori i ndërtimit 30 vjeçari, Arbër Shakaj, pasi më datë 20 nëntor, ra nga kati i 3 i një pallati në ndërtim në Vlorë.
Sipas policisë, 30 vjeçari, ra aksidentalisht nga pallati në lagjen '28 nëntori', ndërsa u dërgua drejt Tiranës, në gjendje të rëndë për një mjekim më të specializuar, por nuk ka arritur që të mbijetojë.
Lidhur më këtë rast, një person u arrestua dhe një tjetër u procedua në gjendje të lirë.
Në momentin që ka ndodhur ngjarja 30- vjeçari ka qenë duke hedhur suvatimet në pjesën e pasme kur pompa e suvatimit e ka trondit dhe ka rënë prej andej.
Në pallat mungojnë kushtet teknike për sigurimin e jetës së punonjësit, ku veç nga një krah ka rrjeta rrethuese, kurse në pjesën e pasme dhe përparme ato mungojnë.
Po ku pyet Geroni per rrjeta rrethuese e kushte teknike ndertimi. Mjer ata qe punojne. RIP
PërgjigjuAs Geroni qe eshte ne keshill bashkiak e as Fatja qe eshte ambasador jo per rrjeta e trotuarin qe kane 3 vjet qe e kane zene po as per Kolektorin qe e cane dhe ju plasi uji mbyti lagjen kur hapen katllavanin