Vlorë, rikonstruktohen 33 banesa
të komunitetit rom dhe egjiptian

Në qytetin e Vlorës 33 familje të komunitetit rom dhe egjiptian janë përfituese të programit të Ministrisë së Zhvillimit Urban për rikonstruksionin e banesave të këtij komuniteti. Investimi prej 15 milion e 428 mijë lekësh ka bërë të mundur që këtë vit stinën e ftohtë banorët ta presin në banesa me kushte më të mira.

Ministrja e Zhvillimit Urban, EglantinaGjermeni, kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli dhe prefektja e qarkut, Etjona Hoxha kanë vizituar disa prej familjeve të cilat kanë kërkuar mbështetje e MZHU dhe baskisë për rehabilitimin e banesave të tyre.

Ministrja Gjermeni bashkëbisedoi me banorët për nevojat që ata kanë sa i takon banesave ku jetojnë dhe vlerësoi bashkëpunimin me drejtuesit vendorë për të përfunduar punimet me cilësi dhe në kohë rekord.

Projektet e rikonstruksionit të komunitetit rom dhe egjiptian që ne po i zbatojmë në disa bashki synojnë integrimin social të këtij komuniteti. Hapi i parë, ai i rehabilitimit të godinave është hedhur. Tani do të shihen mundësi të tjera mbështetje për këta banorë si nga bashkia ashtu edhe nga institucione të tjera”, deklaroi Ministrja Gjermeni gjatë vizitës së saj në familjet e lagjes “Partizani”në Vlorë.

Fondi i flokuar për vitin 2016 për rikonstruksionin e banesave të komunitetit rom edhe egjiptian është 105 mln lekë ose me 20% me shumë se fondi i vitit të kaluar. Aktualisht janë 174 familje të këtij komuniteti të cilat përfitojnë nga projektet që po zbatohen në 9 bashkitë e vendit.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Marrëdhëniet Greqi -Shqipëri, avokati Islami: Kanë bërë masakra në vendin tonë, Beleri në PE ishte goditje! Sekretari i OMONIA-s: Jemi urë komunikimi mes vendeve

Marrëdhëniet Greqi -Shqipëri, avokati Islami: Kanë bërë masakra në vendin tonë, Beleri në PE ishte goditje! Sekretari i OMONIA-s: Jemi urë komunikimi mes vendeve