Edhe pse gjatë gjithë sezonit turistik Vlora ishte kthyer në një “kantier ndërtimi”, kjo nuk e ka penalizuar aspak qytetin bregdetar që të jetë destinacion i preferuar për pushuesit.
Të dhënat zyrtare që vijnë nga bashkia e Vlorës tregojnë për një rritje me 13% të nurmit të turistëve gjatë sezonit veror, krahasuar me një vit më parë.
Sipas keshilltares për aktivitetet kulturore dhe turizmin pranë bashkisë, Iliana Paparizo, punimet dhe trafiku i herëpasherëshëm nuk e kanë ndalur hovin e turistëve, por numri i tyre është rritur ndjeshëm.
Paparizo bën me dijë se gjatë sezonit që sapo është mbyllur u regjistruan 120 subjekte sezonale me një mesatare të punësuarish 5 persona, ose 600 të punësuar në muaj.
“Ky sezon turistik pavarësisht problemeve në infrastrukturë ka pasur një rritje të turistëve nga 10-13%. Ne kemi pasur kontakte të shumta nga agjenci të ndryshme ndërkombëtare të cilat kanë dashur të dinë më shumë për qytetin Vlorës për ta futur në sitet e tyre online. Gjatë sezonit janë regjistruar 120 subjekte sezonale të hapura në sezonin turistik me një numër të punësuarish rreth 5 persona ose 600 të punësuar në muaj” tha ajo
Sipas të dhënave, përveç turistëve vendas dhe nga Kosova, është regjistruar fluks të pushuesish të huaj, sidomos nga vendet e Evropës, por edhe nga Kanadaja dhe SHBA.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO