Vlorë e Tropojë/ Dy banesa objektiv i shpërthimeve me lëndë plasëse! Vetëm dëme materiale

Vlorë e Tropojë/ Dy banesa objektiv i shpërthimeve me lëndë plasëse! Vetëm dëme materiale

Foto ilustruese

Vlore- Një sasi e vogël lënde plasëse artizanale ka shpërthuar sot, rreth orës 02:00, në verandën e një banese në Orikum të Vlorës.Shpërthimi ka ndodhur rreth orës 02:00 të mëngjesit të sotëm.

Banesa ishte në pronësi të Elansi Bellos, 68 vjeçe e cila jetonte e vetme.

Dyshohet se ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse artizanale dhe si pasojë janë shkaktuar dëme të vogla materiale, informoi sot policia

Edhe në Tropojë një lëndë plasëse ka shpërthyer në afërsi të një banese në fshatin Mserr të Tropojës mbrëmjen e djeshme. Sipas policisë nga shpërthimi pranë banesës së A.P. ka pasur vetëm dëme materiale. 

Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjeve, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 08:43
Tropojë/ Shpërthen lëndë plasëse pranë një banese! Shkaktohen dëme materiale

TROPOJË - Një lëndë plasëse ka shpërthyer në afërsi të një banese në fshatin Mserr të Tropojës mbrëmjen e djeshme.

Sipas policisë nga shpërthimi pranë banesës së A.P., janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Ndërkohë grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të rastit, si dhe për identifikimin e autorit/ëve.

'Rreth orës 22:30, në afërsi të banesës së shtetasit A. P., në fshatin Mserr, dyshohet se ka shpërthyer një lëndë plasëse. Si pasojë janë shkaktuar dëme të vogla materiale në ambientet e jashtme të kësaj banese.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e rrethanave të rastit, si dhe për identifikimin e kapjen e autorit/ëve.', njofton policia.

S.G/G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Netanyahu gati të tërheqë 320 mijë rezervistë! 20 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur në Bejrut

Lufta/ Netanyahu gati të tërheqë 320 mijë rezervistë! 20 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur në Bejrut