VLORË- Drejtuesi i një skafi në Dhërmi është shpëtuar nga Policia Kufitare pasi mjeti lundrues me të cilin ai po lundronte pësoi defekt.
Drejtuesi kishte mbetur në det dhe rrezikonte të mbytej. Menjëherë pas marrjes së njoftimit dhe ndërhyrjes së Policisë Kufitare të Dhërmiut bë e mundur nxjerrjen në breg e mjetit lundrues, si dhe të drejtuesit të tij që ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.
Komento