Neptun Strike 24-2/ NATO shpalos forcën me 15 mijë trupa, stërvitje e përbashkët me anijet luftarake edhe në ujërat shqiptare 14 milje larg Sazanit

VLORË - Këtë të enjte nisi në zona të ndryshme operacionale të Europës, stërvitja e zgjeruar e NATO-s, “NEPTUNE Strike 24-2”, ku rreth 15 mijë trupa do të stërviten në lojëra luftarake për parandalimin e sulmeve dhe mbrojtjen e Aleancës së Atlantikut të Veriut.

Një stërvitje e përbashkët të 'Neptune Strike', mes anijeve ushtarake italiane, spanjolle, turke dhe rumune tona së bashku me ato shqiptare po kryhet edhe në ujërat shqiptare rreth 14 milje larg ishullit të Sazanit. Stërvitja e përbashkët do të zhvillohet në periudhën 25 - 31 tetor 2024.

Trupat ushtarake të njësive pjesëmarrëse do të operojnë nga Mesdheu qendror në Detin Adriatik, e deri në Detin Verior dhe Baltik, duke përfshirë operacionet ajrore në të gjithë Evropën Qendrore, e më pas stërvitje ajër-tokë në rajonin e Detit Baltik, gjithashtu me anëtarin e ri të Aleancës, Suedinë.

Objektivat kryesore të kësaj stërvitje që pritet të përfundojë në datën 31 tetor,  janë ruajtja e lirisë së lundrimit dhe manovrimit në zonën e operacioneve të NATO-s, sigurimi i pikave strategjike të mbytjes detare, kryerja e parandalimit dhe vigjilencës dhe rritja e ndërveprimit në fushat operacionale si integrimi ajër-tokë , duke nxitur aftësitë e NATO-s për të mundësuar operacione me shtrirje të gjerë.

Aktivitete ekzekutohen në bashkëpunim me grupin “Amfib”ATG Anadolu, në afërsi të Ishullit të Sazanit 14 milje detare large ujërave territoriale të Shqipërisë.

NATO-së dhe FARSH-së do të zhvillojnë stërvitjen e përbashkët “NEPTUN STRIKE 24-2’’ në ishullin  e Sazanit dhe përreth tij. 

Të gjitha tipet e anijeve dhe mjeteve të vogla lundruese e kanë të ndaluar të vizitojnë dhe lundrojnë në afërsi të ishullit e Sazanit në një distance 1 milje detare përreth ishullit të Sazanit dhe pranë mjeteve lundruese ushtarake të NATO-s dhe FARSH-së gjatë periudhës 25 - 31 tetor 2024.

G.K/S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?



×

Lajmi i fundit

Kosovë/ Shpërthen skuteri elektrik, përfshihet nga flakët një lokal

Kosovë/ Shpërthen skuteri elektrik, përfshihet nga flakët një lokal