Vlorë, 30 Korrik/ATSH-Harilla Koçi/.-Dy persona të armatosur tentuan të grabisnin mbrëmjen e të martës një kazino në qytetin e Vlorës, por veprimet e tyre u neutralizuan nga ndërhyrja në kohë e shërbimeve të policisë që arrestuan edhe njerin prej autorëve.
Burime zyrtare të policisë lokale bënë të ditur për ATSH-në se, rreth orës 22.00 të të martës, dy personat e maskuar hynë në mjediset e kazino "Admiral" në zonën e Skelës dhe, nën kërcënimin e armëve automatike "Kallashnikov" tentuan të grabisnin vlera monetare.
Por, kundërshtimi i një personi të pranishëm në mjediset e kazinosë dhe ndërhyrja e shpejtë e patrullës së përgjithshme të policisë, bënë që tentativa e grabitësve të bllokohej, ndërkohë që u arrestua njeri prej tyre, i riu E.Vasili.
Policia ka identifikuar edhe bashkëpunëtorin e tij, i cili është shpallur në kërkim./a.g/
/Shqiptarja.com