Policia e Vlorës ka bërë të mundur arrestimin e dy personova të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin tentuan të vrisnin më armë gjahu një 47-vjeçar.
 
Ngjarja ka ndodhur  mbrëmjen e së enjtes në lagjën “Lef Sallata”, teksa Ilir (Sokol) Shakaj, 31 vjeç ka tentuar të vrasë :A.N. 47 vjeç (pronar i një dyqani: Kopje-Çelësash) dhe R.K. 22 vjeç, të cilët kanë pësuar dëmtime të lehta (të pjesshme) në trup dhe ndodhen në Spitalin Rajonal, jashtë rrezikut për jetën.
 
Policia ka bërë të mundur arrestimin e Shakajt dhe Florjan Alliaj, 41 vjeç pasi mendohet se të dy në bashkëpunim kishin organizuar ngjarjen
 
Alliaj, në bashkëpunim me Ardit Kolën (I arrestuar më datë: 08.01.2016) dhe Ilir (Sokol) Shakaj, pas një konfikti fizik që kanë patur me shtetasin: A.N. (i dëmtuari i njëjtë i mbrëmjës se djeshme: 21.01.2016), kanë dëmtuar pronën e këtij shtetasi (dyqanin - duke i thyer xhamin e vitrinës, kasën fiskale, xhamin e automjetit) dhe pasi e kanë kanosur për jetën janë larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.

Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)