Policia e Vlorës, Tepelenës,Pukës dhe Memaliajt kanë ndërmarrë një aksion monitorimi të terrenit ku efektivët kanë gjetur dhe asgjësuar ka gjetur dhe sekuestruar 14.906 rrënjë kanabis.
Konkretisht, në Vlorë janë gjetur 7400 rrënjë kanabis sativa të cilat u konstatuan në dy fshatrat Drithas dhe Gorisht, ndërkohë që në momentin e gjetjes dhe asgjësimit të bimëve policia nuk ka gjetur asnjë person.
Sipas policisë, lëndët narkotike janë gjetur në parcela pa pronarë dhe ka nisur puna për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve.
Ndërkohë, në fshatin Bënçë,Tepelenë u konstatuan dhe u asgjësuan 1 250 bimë të dyshuara Cannabis Sattiva.
Gjithashtu nga Kontrolli i ushtruar nga Shërbimet e Policisë, në fshatrat Arrëz e Madhe dhe Vagalat, Memaliaj, u konstatuan dhe u asgjësuan 5 000 bimë të dyshuara Cannabis Sattiva.
Në Puke, nga shërbimet e Komisariateve të Policisë Pukë dhe Malësi e Madhe në bazë të të dhënave të siguruara në rrugë operative kanë organizuar punën në territorin në njësitë administrative Gjegjan të Pukës dhe Shkrel të Malësisë së Madhe.
Nga kontrrolli i ushtruar, në njësinë administrative Gjegjan të Pukës u gjetën dhe u asgjesuan 3 parcela të kultivuara me një numër prej 1200 bimë të dyshuara cannabis sattiva
Në njësinë administrative Shkrel të Malësisë së Madhe u gjet dhe u asgjesua 1 parcelë e kultivuar me një numër prej 56 bimë të dyshuara cannabis sattiva, bimët varionin me gjatësi nga 1.7m deri 2m dhe ishin të kultivuara në toka publike por nuk është arritur që të identifikohen autorët e kultivimit të këtyre bimëve.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com