Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur banorët e qytetit të Vlorës orët e vona të mbrëmnjes së të shtunës.Një kamionçinë ka shpërthyer me lëndë plasëse tritol rreth orës 23:35 ku nuk ka patur të lënduar në njerëz por vetëm dëme materiale.Konflikti mes dy vëllezërve autorit dhe pronarit të mjetit dyshohet të ketë shkak kryesorë çështjen e pronësisë
Sipas policisë mjeti ka shpërthyer në lagjen "15 tetori" pranë Fabrikës së Ish-Qumështit në vendin e quajtur "Karabashi", ku automjet tip "Kamionçinë-Ford" me targë: AA604LZ, në pronësi të shtetasit: S. Mustafaraj, 55 vjeç, ka shpërthyer gjatë kohës që ka qënë i parkuar pranë shtëpisë së tij.
Policia, në sajë të hetimeve intensive ka shpallur në kërkim vëllain e tij Tahir Mustafaraj, 59 vjeç si autorin kryesor të ngjarjes pasi vëllezërit kanë patur konflikte të vazhdueshme për çështje pronësie, konkretisht në lidhje me pronësinë e një banese të trashëguar nga babai i tyre.
Dyshimi bazohet në deklaraten e të dëmtuarit: S. Mustafaraj, i cili ka qenë i pajisur me Urdhër Mbrojteje pasi ndihej i kërcënuar në mënyrë të përsëritur nga vëllai i tij.

Redaksia Online
(e.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com