VLORE – Rreth 770 rrënjë bimë narkotike e llojit kanabis është zbuluar dhe asgjesuar nga Policia e Vlorës në 3 fshatra të thellë të qytetit bregdetar.

Në vijimësi të operacionit antikanabis, gjatë 24 orëve të fundit, u sekuestruan:

1.    Në fshatin Penkovë, u gjetën të kultivuara në 8 parcela 240 rrënjë bimë narkotike me lartësi deri në 1.6 m;
2.    Në fshatin Vajzë, u gjetën të kultivuara në 5 parcela 375 rrënjë bimë narkotike me lartësi dei në 1.8 m;
3.    Në fshatin Rexhepaj, u gjetën të kultivuara në 5 parcela të ndryshme 156 rrënjë bimë narkotike.
 
Në të tre rastet lënda nakroitke ishte e kultivuar në tokë në pronësi publike.