VLORË - Vdes në spital, Arben Beqiraj, i cili u plagos pasditen e djeshme nga një sulm me armë në lokalin e tij në zonën e plazhit të vjetër. Bashkë me të u plagosën edhe Egert Beqiraj dhe Nesim Hodaj të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Viktima ka ndërruar jetë rreth orës 01:00 pas mesnate në spitalin e Vlorës. Ai kishte në trup 6 plumba, në pjesën e barkut, në duar dhe në këmbë. Një prej plumbave e ka kapur Arben Beqirajn në pjesën e kraharorit duke i shkaktuar atij plagë të rënda. Kjo ka bërë që ai të humbasë jetën.

Katër persona të dyshuar si autorë të kësaj ngjarjeje janë larguar në drejtim të Pyllit të Sodës. Report tv mëson se një nga autorët është Eduart Xhezo i dënuar më herët për disa vepra penale. Po punohet për kapjen e tyre nga policia e Vlorës dhe FNSH-ja e Fierit. Ndërsa janë shoqëruar rreth 20 persona të cilët kanë qenë të pranishëm në vendin e ngjarjes.

Viktima Arben Beqiraj

Konflikti dyshohet se ka nisur për shkak të një kali i cili ka kaluar mes plazhistëve të administruar nga Arben Beqiraj dhe Ergest Beqiraj. Ata janë konfliktuar me personin që po kalëronte duke u përfshirë në konflikt fizik me të. Ai më pas është larguar nga zona  dhe një orë më vonë është kthyer me një makinë dhe katër persona të tjerë, Eduart Xhezon, Ariel Kingjin, Çelik dhe Geno Lenan. Dy prej tyre janë afruar pranë Beqirajve pë të diskutuar por debati është përshkallëzuar dhe autorët kanë nxjerrë armët duke qëlluar në drejtim të Arben dhe Ergest Beqirajt dhe kushëririt të tyre.

Beqiraj ka ndërruar jetë pas disa orës në spital. Report tv mëson se viktima nuk ka precedentë të mëparshëm penalë, ndërkohë që i biri rezulton i përfshirë në një plagosje me armë të ftohta të ndodhur në 2018 në Vlorë dhe ka qenë i dyshuar edhe si autor i vendosjes së eksplozivit në lokalin e Brikelo Brahimajt. Por burime nga blutë e Vlorës bëjnë me dije se këtë konflikte nuk kanë lidhje me ngjarjen e djeshme.

Ngjarja e rëndë ka tronditur pushuesit e ndodhur në zonë, të cilët janë larguar më herët se zakonisht në drejtim të banesave të tyre. Ata thanë për Report tv se kanë vrapuar të shtrihen në rërë për të mos i kapur plumbat.

Foto nga vendi i ngjarjes

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:28
Zbardhet ngjarja që tronditi Vlorën ku vdiq pronari i lokalit në plazh, konflikti nisi për një kalë

1564942510_PLagosja.jpg

Konflikti që tronditi Vlorën pasditen e djeshme ku mbeti i vrarë Arben Beqiraj , ka nisur për një kalë i cili ka kaluar mes plazhistëve të administruar nga vikitma dhe djali i tij Ergest Beqiraj.

Ata janë konfliktuar me personin që po kalëronte duke u përfshirë në konflikt fizik me të. Ai më pas është larguar nga zona  dhe një orë më vonë është kthyer me një makinë dhe katër persona të tjerë, Eduart Xhezon, Ariel Kingjin, Çelik dhe Geno Lenan. Dy prej tyre janë afruar pranë Beqirajve pë të diskutuar por debati është përshkallëzuar dhe autorët kanë nxjerrë armët duke qëlluar në drejtim të Arben dhe Ergest Beqirajt dhe kushëririt të tyre. Beqiraj ka ndërruar jetë pas disa orës në spital.

Report tv mëson se viktima nuk ka precedentë të mëparshëm penalë, ndërkohë që i biri rezulton i përfshirë në një plagosje me armë të ftohta të ndodhur në 2018 në Vlorë dhe ka qenë i dyshuar edhe si autor i vendosjes së eksplozivit në lokalin e Brikelo Brahimajt. Por burime nga blutë e Vlorës bëjnë me dije se këtë konflikte nuk kanë lidhje me ngjarjen e djeshme.

Ora 09:53
Vranë pronarin e një lokalit në Vlorë dhe plagosën 2 të tjerë! Report tv mëson identitetin e njërit prej autorëve

1564987192_vlore.jpg

Report tv mëson identitetin e një prej atentatorëve të sulmit të ndodhur pasditen e djeshme në Vlorë, pas të cilit ndërroi jetë Arben Beqiraj, pronari i lokalit ku ndodhi ngjarja dhe u plagosën dy të tjerë. Ai është Eduart Xhezo i akuzuar më parë për një sërë veprash penale. Ai është dënuar më herët me 9 vite burg për 'vrasje të mbetur në tentativë', ndërsa është ndaluar disa herë për armëmbajtje pa leje.