Gjuha shqipe mund të mos të jetë më gjuhë zyrtare në Maqedoninë e Veriut.
Gjykata Kushtetuese në Maqedoni do të vendosë në shtator nëse do ta lërë në fuqi apo do ta shfuqizojë ligjin për gjuhët, ku një ndër gjuhët edhe edhe shqipja.
Lidhur me këtë temë është diskutuar ditën e sotme, në emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, ku Artan Grubi, shef kabineti i kryetarit të BDI në një lidhje skype për emisionin, u shpreh se nëse gjykata vendos për shfuqëzimin e ligjit, sipas tij kjo do të jetë goditje e rëndë ndaj të drejtave të shqiptarëve që jetojnë në Maqedoni.
“Kur ke në qeverisje partnerin koalicionues shqiptar që ka humbur zgjedhjet dhe pushteti i tyre është më i vogël dhe rrjedhimisht bie edhe përdorimi i gjuhës shqipe. Kjo iniciativë ka për qëllim të shqyqëzojë ligjin për gjuhën shqipe, ku një kontributë ka pasur edhe qeveria shqiptare me në krye kryeministrin Edi Rama dhe tani del gjyqtari i kushtetueses dhe thotë se ka mundësi që të shkurtohet ligji për përdorimin e gjyhës shqipe sepse paska shkaktuar një kaos në legjislacionin vendor, që nuk është aspak e vërtetë. Në shtator ose në tetor gjykata do të vendos dhe nëse vendos se ka një cënim, atëherë kjo do të jetë një goditje e fuqishme ndaj të drejtave të shqiptarëve”, tha ai.
Grubi tha se do të ketë një sensibilizim të opinionit publik kundër asaj që ai e cilësoi si poshtërim që po i bëhet shqiptarve në Maqedoni. Sipas tij, do të organizohen edhe protesta.
“BDI dhe Ali Ahmeti është fitues i zgjedhjeve dhe shohim se kjo i pengon elitat maqedonase, por ne nuk do ta lëmë fatin e shqiptarëve në duart e disa hysmetqarëve që ata kanë zgjedhur për ti përfaqësuar. Ne do të sensibilizojmë opinionin publik kundër poshtërimit që po i bëhet shqiptarëve dhe poshtërsimet e përditëshme institucionale dhe kjo pakënaqsi do të kthehet edhe në protesta në Maqedonin e Veriut, gjithmonë demokratike dhe jo të dhunshme për këtë mëpërkëmbje që po i bëhet shqiptarëve këto muajt e fundit”, tha ai.
Ligji i miratuar në vitin 2018 për dygjuhësinë parashikon që gjuha shqipe të jetë zyrtare jo vetëm në komunat me të paktën 20% të popullsisë shqiptare, por edhe në nivel kombëtar.
S.B/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.6%
-
Jo
39.5%
-
Nuk e di
12.8%
Vota total: 3502
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Akuzat se drejtohen nga PS, flet Kulluri i 'Djathtas 1912': Nuk komentoj marrëzitë e Berishës! Nxori edhe presidentin e SHBA të shitur te Rama
14 Janar, 17:57
-
Nis fushata në Kosovë, Hisen Berisha: Kurti erdhi me propagandë, nuk ka ç'ofron më! Kandidati i PDK-së: Vetëvendosja braktisi ish-liderët e UÇK-së në Hagë
13 Janar, 19:51
-
Regjistrimi i Diasporës për zgjedhjet e 11 majit/ Elena Xhina: 3 mijë kërkesa në ditë! Medlir Mema: Kemi shqetësim për përdorimin e ambasadave dhe konsullatave
13 Janar, 19:13
-
Ngjela në ‘Studio Live’: SPAK po godet, tani të ngrejë nivelin! Berisha me psikikë të pandehuri! I besoj Blinkenit, tha ‘do e shpëtojmë Shqipërinë nga korrupsioni’
13 Janar, 18:26
-
Kallëzoi Berishën për falsifikimin e datëlindjes, avokati Beqiri zbulon: Procedura urgjente për ndryshimin e datëlindjes së tij! Akte kriminale nga ai dhe njerëz të shtetit
13 Janar, 17:55
-
Zgjedhjet në ‘Studio Live’/ Dash Sula: Të kihet kujdes me listat e deputetëve, që PD të mos bjerë sërish në krizë! Sulo: Rama po eliminon zërat kundër në parti
10 Janar, 19:30
-
Zgjedhjet/ Shabani në Report Tv: Në diskutime me Lapajn e Alibeajn për koalicion, s’ka bashkim me Berishën e Metën! Sulo: Duhet një front opozitar
10 Janar, 19:11
-
‘Studio Live’/ Logu: Demokratët Euroatlantikë të vetëm në zgjedhje, 13-15 mandate! Jakaj: Celibashi politik, kërkojmë kandidimin në një listë me PD, Basha-Kryemadhi gabuan
10 Janar, 17:52
-
Nënshkruhet marrëveshja, sistem i ri i pagesave të shpejta në vendet e Ballkanit Perëndimor
10 Janar, 16:47
-
SPAK thirri vajzën e Berishës/ Juristi Kara: Karma po i kthehet mbrapsht! Argita 'non grata' e turpi i universitetit
9 Janar, 20:26
-
Debati në ‘Studio Live’/ Haklaj: Rama mban peng Berishën, PD do i kalojë Argitës! Saliu shiti Salianjin te amnistia, sepse i doli me hu te selia më 2021
9 Janar, 18:10
-
Aksidenti me 45 viktima nga Maqedonia e Veriut, Gjykata Bullgare: Shkaktare Agjencia e Infrastrukturës Rrugore, dëmshpërblim 10 mijë euro çdo familjari të viktimave
9 Janar, 15:45