VOA: Sfida për reduktimin e mbetjeve elektronike

VOA: Sfida për reduktimin e mbetjeve elektronike

Pjesë nga kompjuteri Dell

Njerëzit prodhojnë më shumë se 50 milionë tonë mbetje elektronike çdo vit, përfshirë fotokopjet, televizorët dhe kompjuterat. Pjesë e problemit janë edhe laptopët, kompjuterat e lëvizshëm, por inxhinerët e kompanisë së teknologjisë Dell po punojnë për një qasje të re që mund të shmangë hedhjen e tyre në landfille.

Dikur për procesin e çmontimit të një laptopi nevojitej një orë, tani duhen vetëm disa minuta.

Trevor Morrison është inxhinier në zyrat qendrore të kompanisë së teknologjisë Dell, në Raund Rok të Tekasit dhe kompjuteri që ai e çmonton me shpejtësi është një prototip i emërtuar ‘Concept Luna’. Modeli është një përpjekje për zgjidhur problemin botëror të mbetjeve elektronike. Vetëm gjatë vitit 2019 u prodhuan 53 milionë tonë mbetje të tilla.

Një kompjuter i lëvizshëm tradicional përmban një sërë vidash, kabllosh dhe ngjitësish, duke e bërë të vështirë ndarjen e tyre. “Nëse pajisja elektronike përmban elementë shumë të vështirë për t’u çmontuar, atëherë nevojitet kohë dhe gjasat janë që për shkak të kësaj vështirësie pajisja të mos riciklohet", thotë zoti Morrison.

‘Concept Luna’ nuk ka asnjë problem të tillë. Ka pjesë të ndërlidhura, të ndërrueshme që e bëjnë më të lehtë riparimin dhe riciklimin. Pjesët e thyera mund të ndërrohen pa zëvendësuar të gjithë kompjuterin e lëvizshëm. “Edhe nëse butonat nxihen, bëhen pis, ose zbardhen pjesa elektronike është në gjendje shumë të mirë dhe mund të ripërdoret. Pra ky është një rast se si mund të ndryshohet vetëm pjesa e jashtme e tij. Këto pjesë mund të ndryshohen dhe kompjuteri i lëvizshëm të përdoret më gjatë”.

Kompania Dell thotë se falë skicimit të prototipit ‘Concept Luna’ mund të ulet 50% e sasisë së dioksidit të karbonit që laptopët lëshojnë në atmosferë, një gjë e mirë për mjedisin dhe konsumatorët. “Në vend që të shpenzoni 2 mijë dollarë të tjera për një kompjuter të lëvizshëm të ri, ekziston mudësia që ta riparoni vetë atë, ose t’ia kërkoni këtë dikujt tjetër”.

Tjetri, mund të jetë edhe një robot. Mund të vijë koha që sistemet të tilla të automatizuara mund të riparojnë në shkallë të gjerë kompjuterat e lëvizshëm të veçantë, të krijuar enkas për t’u përmirësuar me programe dhe pajisje të reja, duke ulur edhe më shumë hedhjen e tyre në landfille. Për bizneset, ndikimi në qëndrueshmëri dhe uljen e kostove mund të jenë thelbësor.

“Veçanërisht nëse përdorimi i prototipit Concept Luna kthehet në realitet. Të dhënat e përftuara nga pjesët individuale të kompjuterave mund të tregojnë edhe sa afat përdorimi ka. “Fjala është për të dhëna që mund t’i përfitojmë me kalimin e kohës, numrin e herëve të përdorimit të tastierës apo lëvizjes së kursorit. Dhe tregon dhe sa kohë përdorimi ka tastiera apo bateria”.

Bizneset që vendosin të zëvendësojnë kompjuetrat mund t'i mbajnë ende modelet e vjetra. "Modelet e vjetra mund të skicohen nga e para dhe mund të dërgohen në një organizatë tjetër". Këto modele mund të përdoren nga shkollat e shihet si një proces përmes të cilit mund të reduktohen mbetjet elektronike dhe të ulen kostot për konsumatorët./VOA

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë