Voda për Report Tv: Tek pallati 'Dy Gjelat' ka pasur 6 kallëzime penale, por çështjet janë pushuar!

 Zv.ministres e Brendshme Rovena Voda, ka reaguar në lidhje me hetimet e hapura për sa u përket ndërtimeve në zonën e Durrësit që u shembën nga tërmeti dhe lanë pas shumë viktima. Sipas zv.ministres Voda, për pallatin në zonën e quajtur 'Dy gjelat' ka patur 6 kallëzime të mëparshme penale por disa janë pezulluar ndërsa të tjerët nuk kanë shkuar deri në fund.

Voda në një intervistë të dhënë për gazetarin e Report Tv, Arsen Rusta ka deklaruar se të gjithë përgjegjësit për atë që ajo e ka quajtur katrahurë, do të ndëshkohen.

"Nuk mund të bëjë koment tjetër që veç se përgjegjësit e kësaj situate që u pagua me viktima do të jenë para drejtësisë. Tek 'Dy gjelat' kam qenë dhe m kanë thënë se ka patur 6 kallëzime penale. Këto fatkeqësisht ka pasur të pushuara dhe pezullim. Është moment i mirë për të reflektuar për përgjegjësit para ligjit. Të gjithë ata që kanë legalizuar atë godinë në kundërshtim me ligjin, prokuroria do të vej para ligjit. Do të ketë një zinxhir të gjatë të përgjegjësve. Nuk justifikohet kjo lloj katrahure që është bërë me procesin e legalizimit, veç se abuzim." tha Voda.

Voda gjithashtu bëri dhe një pasqyrim të punës që po bëhet në terren nga Shtabi i Emergjencave Durrës dhe nga ekspertët e verifikimit të banesave.

Voda tha se, “Shtabi i Emergjencës së Durrësit është çdo ditë në punë dhe verifikimet në terren vazhdojnë. Jemi në ndjekje në radhë të parë të plotësimit të nevojave në zonat rurale në të cilat ka banesa të dëmtuara dhe njerëzit kanë nevojë për çadra dimërore sepse ndryshe nga pjesa urbane e qytetit, kanë preferuar të qëndrojnë pranë banesave”.

Ditët e fundit kemi patur goxha ndihma të ardhura nga jashtë . Vetëm dje ne kemi shpërndarë 10 çadra në bashkinë Shijak, 200 batanije, 80 dyshek dhe 44 kuverta. Në Sukth 20 shtretër marinar pasi ka nevojë jo vetëm për çadra por dhe mjete të tjera që banorët kanë nevojë dhe 22 dyshek. Në Rrashbull 30 krevat, 30 dyshek dhe 100 batanije.  Për 18 familje tek pallati “2 Gjelat” janë shpërndarë ushqime dhe veshmbathje. Pra nën kujdes kanë qenë dhe ato banorë pallatet e të cilëve kanë qene jashtë funksionit”, u shpreh Voda.

Mbi verifikimet e banesave Voda theksoi se, “strategjia që ne kemi përdorur fillimisht për verifikimit e banesave ka qenë duke fokusuar grupet e verifikimit në terren në zonat me risk më të lartë. Mbasi mbaruam fazën e parë të konstatimeve duke vendosur dhe shenjat përkatëse nëpër pallate kemi filluar fazën e dytë të verifikimeve që do të përfshijë sërish edhe këto godina. Do të kemi një rigrupim të grupeve të verifikimit në terren për zonat rurale dhe qytetin në mënyrë që tashmë të ecim jo vetëm me zonat me risk port ë ecim midis lagjeve që mos të ndihet asnjë banorë i diskriminuar. Ne po përdorim një sistem për verifikimin e dëmit strukturor që përfshin një formular me 3 faqe që nuk tregon vetëm nëse dëmi është i vogël, i madh apo i mesëm por hyn deri në themele nëse struktura është beton, nëse është dëmtuar garazhi poshtë, nëse kemi dëmtim në katet e sipërme pra do jetë një formular ku vlerësohen në detaje dëmet e një godine. Kjo do të shërbej edhe për qeverinë shqiptare në llogaritjen e saktë të një fature dëmi por dhe për ata qytetarë që do duan me dëshirën e tyre të fillojnë rindërtimin sigurisht që shteti do kompensoi dëmet sepse jemi në një gjendje  të jashtëzakonshme. Pasi ka qytetarë dhe biznese që duan të fillojnë vet punën për rindërtim. Por që të fillojnë vet këta qytetarë dhe biznese duhet të kenë në radhë të parë këtë formular ku dëmet janë të plotësuar nga ekspertët dhe inxhinierët dhe mbi bazën e kësaj do kërkohet dhe leja e ndërtimit që duhet të jetë e shoqëruar edhe me një projekt ku kërkohen ndërhyrje të thella në strukturë dhe në godinë”.

Voda në fund duke folur për rindërtimin tha se dhe në Durrës do të ketë një lagje të re.

“Durrësi do ketë një lagje të re ku vet Kryeministri dje ka vizituar një zonë pranë Porto Romanos e cila është një tokë shtet që shkon mbi 100 hektar. Këtu mendohet të krijohet një lagje e re për banorët,  shtëpitë dhe godinat e të cilëve janë shembur nga tërmeti”, përfundoi Voda. 


Lajmi kryesor:

Hetimet për banesat e shembura nga tërmeti/ 4 'përgjegjës' të shpallur në kërkim të arratisur në Itali, 3 të tjerët kërkohen në Tiranë


/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gazetari , banor i BBV Kosova 3 flet hapur për orientimin e tij seksual

Gazetari , banor i BBV Kosova 3 flet hapur për orientimin e tij seksual