Policia e Vlorës ka mundur që të prangosë sot dy hajdutët e shtëpisë së një amerikani, ngjarje kjo e ndodhur në vitin 2015, por në banesën e tyre është gjetur një sasi e konsiderueshme municionesh si dhe materialesh që përdoren për grabitje shtëpish.

Siç raporton policia e qytetit bregdetar në pranga kanë rënë:Ledjon Hamiti, 21-vjeç dhe Florjan Janku, 27-vjeç pasi gjatë kontrollit të ushtruar në një banesë në lagjen "Lirimi" në pronësi të Gj.Y (i cili jeton në Greqi), nën ruajtjen e shtetasit Florjan Janku, Policia ka gjetur dhe sekuestruar një bazë materialesh dhe mjete të posaçme nën posedimin e Ledion Hamitit, të cilat dyshohet se përdoreshin nga nga të dy shtetasit e mësipërm për të realizuar vjedhjet e banesave.

Policia
 Ndër materialet e sekuestruara, janë:
- 2 granata difensive
- 2 ndezës granatash
- 38 fishekë të kalibrit 7.62 mm
- 1 silenciator pistolete
- 1 qese e vogël me lëndë eksplozive
- 2 pinca të mëdha prej hekuri për prerjen e metaleve
- 2 litarë, njëri prejt tyre i përbëre me nyje dhe ganxhë prej hekuri për vjedhjen e banesave me kate
- 1 pajisje metalike për hapjen e dyerve
- levë, kaçavida, doreza, çanta etj.
 
Ledjon Hamiti është person me precedent penal të mëparshëm pasi nga verifikimet e kryera ka rezultuar se është dënuar disa herë në fushën e vjedhjeve.
 
Nga hetimet e kryera, dyshohet se këta shtetas mund të jenë autorë të disa vjedhjeve të tjera të kryera në qytetin e Vlorës, për të cilat Policia po punon për dokumentimin e plotë të tyre.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)