/ATSH-Arbi Fortuzi/-. Gjykata e Tiranës ka dënuar me 13 vite e 4 muaj burg Ardian Bitrajn dhe 10 vite burg Mimoza Bruzian, të shpallur fajtore për vjedhjen e 713 milionë lekëve nga dega e Thesarit e Bankës së Shqipërisë.

Trupa gjyqësore pasi ka marrë në administrim të gjitha provat dhe dëgjuar pretendimet e palëve, vendosi të pranoje kërkesën e prokurorisë për shpalljen fajtor të dy të pandehurve.
Togat e zeza vendosën që Ardian Bitraj, ish- punonjës i Thesarit, të dënohet me 13 vite e 4 muaj burg, ndërsa Mimoza Bruzia me 10 vite burg.

Skandali i vjedhjes së Bankës së Shqipërisë u shënua në qershor të vitit që shkoi.

Dhe për këtë ngjarje u vu në pranga edhe Guvernatori i Bankës, Ardian Fullani, i cili tashmë hetohet në gjendje të lirë.