Vodhën një parukeri në Lezhë, arrestohet 26-vjeçari! Vihet nën hetim e motra (VIDEO)

Një 26-vjeçar është arrestuar në Lezhë  ndërsa e motra 17-vjeçare është vënë nën hetim pasi hynë me forcë në një parukeri dhe vodhën artikuj të ndryshëm. Ngjarja është shënuar gjatë natës. 

Mësohet se në pranga ka rënë Ronaldo Sinani

“Hynë me forcë në një parukeri dhe vodhën artikuj të ndryshëm, gjatës natës, identifikohen 2 shtetas. Vihet në pranga 26-vjeçari, procedohet në gjendje të lirë motra e tij 17 vjeçe.    

Sekuestrohen artikujt e vjedhur. 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë, si rezultat i veprimeve hetimore të kryera pas kallëzimit nga një shtetase, për vjedhje në parukerinë e saj, dje, në lagjen "Besëlidhja", kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Salon”, si rezultat i të cilit u zbardh vjedhja dhe u identifikuan 2 autorët e dyshuar.  

Në përfundim të veprimeve, u arrestua në flagrancë shtetasi R. S., 26 vjeç, banues në Lezhë dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për bashkëpunëtoren, motrën e tij 17 vjeçe.  

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme.”, njofton policia. 

Xh.D/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 21 Mars, 10:09

    Sa e dëshironi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian?



×

Lajmi i fundit

Ironizon sërish Rama, ndan videon ku Basha ha byrek dhe Berisha pulë: Program gojëhapur, jo shaka! Lum kush voton për ta

Ironizon sërish Rama, ndan videon ku Basha ha byrek dhe Berisha pulë: Program gojëhapur, jo shaka! Lum kush voton për ta