Përveç aksioneve në Lushnje mbrëmjen e djeshme, FNSH ka kryer kontrolle në lokale edhe në Delvinë e Sarandë për kapjen e autorëve të ndryshëm të veprave penale. Policia njofton se u kap një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vjedhje në shuma të mëdha të parave kryer në Greqi, si dhe u arrestua një tjetër person për posedim të lëndëve të forta narkotike, ndërsa u shoqëruan për verifikim 9 persona.
Aleks Çoba 48 vjeç, banues në fshatin Rusan në Delvinë u arrestua, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për vjedhje në shuma të mëdha parash deri në 400 mijë euro në Greqi.
Gjithashtu po gjatë kontrolleve u kap dhe Dritan Hyseni 19 vjeç, banues në Sarandë, pasi gjatë kontrollit fizik dhe të mjetit me të cilin qarkullonte pa leje drejtimi u konstatua një sasi lënde narkotike në total 37.1 gramë kokainë.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" dhe "Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt", parashikuar nga nenet 283/1 dhe 291 të Kodit Penal.
Komente

