Vogëlushja 8-vjeçare bën gjestin fisnik në “Rreze Dielli”, pret dhe dhuron flokët për fëmijët me kancer

Tiranë- Ajo është vetëm 8-vjeçe por pavarësisht moshës, arriti të bëjë një gjest tepër fisnik që i preku të gjithë. Emilja Qeleposhi, me zemrën e saj të madhe vendosi që t’i dhurojë flokët me dëshirën për t’i ardhur në ndihmë fëmijëve me kancer.

Ajo udhëtoi nga Tropoja drejt Tiranës dhe  iu drejtua emisionit ‘Rreze Dielli’ ku edhe preu flokët live, duke dhënë kështu një mesazh tepër të bukur.

 “Më lindi ideja se doja të bëja një fëmijë të lumtur. Do t’i dhurojë flokët e mi tek një fëmijë i vogël që ka nevojë” tha vogëlushja.

E shoqëruar në studio nga mamaja e saj Bruna Qelepeshi, e cila ishte vetë ajo që i preu flokët vajzës, tha se Emilja ishte tepër e vendosur për të bërë këtë gjest në ndihmë të fëmijëve.

“Ka dëgjuar raste të shumta dhe ishte shumë e vendosur edhe pse kishte të tjerë që i thonin ‘ pse do t’i presësh gjithë këto flokë’ por ajo ishte shumë e vendosur” u shpreh ajo.

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë