Vokshi, grave në Shkodër: Beqaj 
në fushatë tenderash, kanceri rritet

Vokshi, grave në Shkodër: Beqaj <br />në fushatë tenderash, kanceri rritet
Kryetarja e komisionit të Shëndetësisë, Albana Vokshi, realizoi ditën e sotme një takim sensibilizues, organizuar nga lidhja Demokratike e Gruas së Shqipërisë, me gratë e Shkodrës. Vokshi deklaroi se Ministria e Shëndetësisë nuk ka akorduar asnjë buxhet për shërbimin e mamografisë dhe kujdesin shëndetësor për të prekurat nga kanceri i gjirit.

Sipas fjalëve të saj, Ministri i Shëndetësisë është në pikun e fushatës me tenderat e kompanisë së tij dhe të ashtëquajturat mamografi të lëvizshme shëtisin vetëm për propagandë televizive dhe nuk funksionojnë. 

"Në dy vitet e fundit, referuar statistikave zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë dhe ISHP, numri i rasteve të evidentuara me kancer gjiri është rritur ndjeshëm, viti 2015 kulmon në numrin e lartë të diagonzave me tumor. Sigurisht, kjo është e lidhur ngushtë më rritjen e varfërisë, stresit, papunësisë. Kjo është një qeveri që shkakton kancer.  Shumë gra dhe vajza ende pas një viti, nuk kanë marrë përgjigjen e mamografisë”, tha Vokshi.

“Nga premtimet e gënjeshtërta për shëndetësi falas, pas dy viteve kemi rezultat vetëm dosjen e korrupsiont dhe krimit në shëndetësi”. Vokshi kërkoi rritjen e sensibilizimit ndaj kancerit të gjirit dhe i bëri thirrje Kryeministrit dhe Ministrit të Shëndetësisë të lënë mënjanë retorikat, por ti kushtojnë më shumë vëmendje dhe të alokojnë më shumë fonde për shëndetin e grave e sidomos kurimin e sëmundjeve që prekin ato.

Kryetarja e Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi, ‎foli per rëndësinë e rritjes se sensibilizimit per kancerin e gjirit. Ademi u angazhua ne hapjen e Departamentit të Shëndetit Publik në Bashkinë Shkodër, për të adresuar problemet e shëndetit të grave dhe vajzave.

Çdo vit në Shqipëri humbin jetën mbi 200 gra të diagnostikuara me kancer gjiri, 700 gra të prekura në vit. Statistikat  rriten, për shkak se shumë gra dhe vajza në pamundësi ekonomike nuk mund të kryejnë diagnostifikimin e mamografisë dhe kurimin e sëmundjes .

LDGSH do të vazhdojë të sensibilizojë gratë dhe vajzat në të gjithë Shqipërinë per vizitën e përvitshme te mamografisë dhe kontrollet mjekësore për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit‎, por edhe çështje të tjera që prekin ato.
albana vokshi
albana vokshi
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sot në 13:30 Man. City - Everton, Armando Broja e nis nga stoli

Sot në 13:30 Man. City - Everton, Armando Broja e nis nga stoli