Vokshi: Sa më shumë gra në politikë
aq më pak burra të inkriminua

Shqipëria dhe Kosova duhet të bashkojnë agjendat për të  Drejtat e Grave në të gjitha trevat shqipfolëse”, kështu deklaroi në Prizren, Albana Vokshi, Kryetare e Lidhjes Demokratike të Gruas së Shqipërisë, e ftuar në një takim për 26 vjetorin e themelimit të Forumit të Gruas së Lidhjes Demokratike të Kosovës.
 
Vokshi tha se në Shqipëri dhe Kosovë, qytetarët kanë humbur besimin dhe i janë drejtuar portave të Evropës për mbijetesë, si kombi me numrin më të madh të azilkërkuesve në Union, ku Shqipëria zë vendin e dytë pas Sirisë.
 
Mijëra familje, mijëra gra, nëna të zhytura në skamje e mjerim azilojnë çdo ditë shpresëhumbur, pa kthyer kokën pas.
 
"Politikat anti- sociale të ndjekura nga ​qeveria e Edi Ramës në Tiranë kanë thelluar varfërinë në Shqipëri, e cilat më së shumti rëndon mbi supet e grave", deklaroi deputetja Vokshi.
 
Kryetarja e LDGSH, Vokshi inkurajoi partitë politikë në Kosovë të ndiqnin iniciativat e mira në drejtim të promovimit të rolit të grua në politikat lokale.
 
Kuota 50% a lançuar nga PD dhe z.Basha tashmë është realitet në Shqipëri. “Sfida të tjera na presin së afërmi për rritjen e kuotës së grave parlamentare në Shqipëri e Kosovë”, tha Vokshi.
 
"Sa më shumë gra në parlament e poste drejtuese në administratë, aq më pak burra me të shkuar kriminale e precedentë penalë. Sa më shumë gra në politikë, aq më pak burra të korruptuar", theksoi Vokshi.
 
"Një grua jo e fuqizuar ekonomikisht, është a mënjanuar, e pambështetur dhe papromovuar politikisht. Ndaj dhe është domosdoshmëri kombëtare që më ardhjen e PD në pushtet, të zhbëhen të gjitha politikat e masat anti-grua e të vendoset promovimi i saj në të gjitha axhendat qeveritare", tha ajo.
 
Vokshi kërkoi që PD dhe LDK tu bashkëngjiten nismave të Organizatës së kombeve të bashkuara: “Step it up for Gender Equality!”
 
Ajo iu bëri thirrje grave në Shqipëri dhe Kosovë të ngrihen për të drejtat e tyre ekonomike që fëmijët  e tyre të mos braktisin vendlindjet nga varfëria dhe pasiguria. E ardhmja e fëmijëve tanë –tha deputeja Albana Vokshi- duhet të ndërtohet në Shqipëri dhe në Kosovë.
 
Kryetarja e Forumit të Gruas së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lirije Kajtazi përgëzoi kolegen Albana Vokshi për lobimin e saj jo vetëm në Partinë Demokratike, por edhe në forumet politike europiane dhe në agjencitë ndërkombëtare për të fuqizuar statusin e gruas në Shqipëri dhe deklaroi se edhe LDK është gati të ndryshojë statusin për më shumë gra në vendimmarrje.

Gjatë takimit në Prizren, përfaqësueset e forumeve të grave nga Shqipëria dhe Kosova u angazhuan për nisma rajonale të përbashkëta për të mbështetur projekte për fuqizimin e statusit të grave dhe vajzave.

Redaksia online
Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Real Madrid ndryshon emrin e stadiumit

Real Madrid ndryshon emrin e stadiumit