Volejboll/ Erlind Pëllumbi zgjidhet
president i Federatës Ballkanike, BVA

Presidenti i Federatës Shqiptare të Volejbollit, Erlind Pëllumbi, është zgjedhur ditët e fundit si president i Federatës Ballkanike të Volejbollit.

Organizmi që qeveris volejbollin në rajon ia ka besuar këtë detyrë kreut të rrjetës shqiptare gjatë Asamblesë Vjetore që u mbajt gjatë këtyre ditëve në kryeqytetin e Bosnjë-Hercegovinës, Sarajevë.

Një tjetër zhvillim pozitiv i kësaj Asambleje ishte edhe pranimi, me të drejta të plota, i Kosovës së anëtare e Federatës Ballkanike të Volejbollit. Një gjë e tillë edhe si pasojë e lobimit që presidenti i FSHV-së, Pëllumbi, ka bërë me federatat e tjera të volejbollit në Ballkan.

Zgjedhja e Pëllumbit në krye të volejbollit në Ballkan, vjen në një periudhë të mirë për volejbollin shqiptar, sidomos atë të femrave, pasi Kombëtarja kuqezi, e drejtuar nga trajnerët Altin Martiri dhe Roland Tarja, kanë spikatur me paraqitjen e tyre në Ligën e Evropës.

Ndonëse nuk arriti të kualifikohej përtej fazës së grupeve në 2016-ën, Shqipëria mori dy fitore, ndaj Bjellorusisë dhe Polonisë, dhe premton për një paraqitje edhe më të mirë gjatë edicionit të 2017-ës.
 

Një një koment sa i përket kësaj arritjeje për “Sport Ekspres”, Pëllumbi u shpreh:  “Ishte një votimi unanim për president çka tregon edhe një herë çfarë ne kemi bërë deri më tani në volejbollin shqiptar. Kishte që nga 2007-ta që volejbollit shqiptar nuk merrte një pozicion të tillë.”Është detyrim dhe obligim për të përmbushur me sukses të gjitha përpjekjet tona për rritjen e volejbollit rajonal"– ishin fjalët mbyllëse të tij. 

Redaksia Online
K.M/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gjermani/ Presidenti Steinmeier shpërndan Parlamentin, zgjedhjet e reja më 23 shkurt

Gjermani/ Presidenti Steinmeier shpërndan Parlamentin, zgjedhjet e reja më 23 shkurt