Partizani është kampioni i Superligës në volejbollin e femrave. Në Pallatin e Sportit ‘Asallan Rusi’, Partizani mundi Skënderbeun, me rezultatin 3 me 1 me sete në ndeshjen e fundit, duke e çuar rezultatin e përgjithshëm të ndeshjeve në 3-2.
Kështu, Partizani kthen titullin në kryeqytet dhe zbret nga froni korçaret që u shpallën fituese sezonin e kaluar.
Partizani dominoi setin e parë, duke fituar 25-21, ndërsa në setin e dytë Skënderbeu fitoi 25-20, duke barazuar shifrat. Seti i tretë ishte vendimtar për Partizanin duke fituar 25-18. Edhe në setin e katërt pati epërsi, duke fituar 25-15 dhe krejt ndeshjen 3-1.
Atmosfera në pallatin ‘Asllan Rusi’ ishte e zjarrtë dhe ndeshja u ndoq nga rreth 2500 tifozë.