Superliga shqiptare në volejboll për meshkuj ka zhvilluar sot ndeshjet e gjashta të sezonit. Partizani ia doli të mposhtë 3-0 me sete Skënderbeun, duke mbajtur vendin e parë në renditje. 25-17, 25-21 dhe 25-22 u mbyllën setet në këtë duel që foli për të kuqtë.
Pasditen e së shtunës fitore shënoi edhe Tirana në transfertë. Djemtë bardheblu mundën Studentin 0-3 me sete. 13-25, 14-25 dhe 13-25, këto janë rezultatet e seteve që folën për Tiranën. Në "Ramazan Njala", Teuta humbi 0-3 me Vllazninë. Shkodranët fituar 0-3 me sete dhe konkretisht 20-25, 20-25, 18-25.
Në ndeshjen tjetër, Erzeni fitoi po 3-0 me Elbasanin. 25-17, 25-20 dhe 25-18 fituan shijakasit. Pas javës së gjashtë kryeson Partizani me 18 pikë, ndjekur nga Tirana me 15 pikë dhe Erzeni me 14. Në fund Teuta me 2 pikë dhe Elbasani me zero pikë.
Renditja: