Voltana Ademi: Duhet të vendosë bashkia për gjurmimin e personave me risk në Shkodër

Voltana Ademi: Duhet të vendosë bashkia për gjurmimin e personave me risk në Shkodër

Voltana Ademi i kërkon prefektit të komanduar Lamallari dhe Komisionit të Mbrojtjes Civile të Qarkut Shkodër që bashkia e Shkodrës që ajo drejton të jetë pjesë e procesit të vendimmarrjes së gjurmimit dhe të identifikimit të personave në risk për shkak të kontaktit me individ të konfirmuar pozitiv me COVID19.

Gjithashtu Ademi kërkon rritjen e numrit të testimeve në të gjithë personat që janë në shërbim të qytetarëve nga policia, posta, shërbimi social, etj. Po ashtu Ademi kërkon që të informohet zyrtarisht për familjet dhe individët e konfirmuar pozitiv në territorin e Bashkisë Shkodër.

Letra e plotë e Voltana Ademit
Lënda: Kërkesë për marrjen e masave shtesë për mbrojtjen dhe parandalimin e përhapjes së COVID19

Institucionit të prefektit të qarkut Shkodër

Komisionit të Mbrojtjes Civile të Qarkut Shkodër

Të nderuar,

Prej datës 9 mars 2020, Bashkia e Shkodrës punon në territor me grupet e punës për dezinfektimin, higjienizimin, pastrimin, shërbimin për individët dhe familjet në nevojë, për sigurinë dhe orientimin e qytetarëve për të zbatuar rregullat e domosdoshme për distancimin fizik.

Duke verifikuar që po shtohen rastet e konfirmuara pozitiv në institucionet publike (spital rajonal, prokurori, polici) dhe në bizneset aktive, është e domosdoshme marrja e masave shtesë për mbrojtjen e qytetarëve të Shkodrës, dhe administratës publike që shërben.

Me qëllim sigurimin e mbrojtjen e qytetarëve dhe vazhdimësisë së shërbimeve bazë ne territor kërkojmë:

1. Rritjen e numrit të testimeve në territorin e Bashkisë së Shkodrës.

2. Pjesëmarrjen e Bashkisë Shkodër në procesin e vendimmarrjes së gjurmimit, identifikimit të personave në risk për shkak të kontaktit me individ të konfirmuar pozitiv me COVID19.

3. Kryerjen e testimit për personelin që shërben në rrugë dhe në kontakt me qytetarët: personeli i spitalit rajonal, shërbimit shëndetësor parësor, policisë së shtetit, policisë bashkiake, punonjësve të UKSH Shkodër, punonjësve të shërbimit social, vullnetarëve, punonjësve të shërbimit të pastrimit dhe gjelbërimit, shpërndarësve të postës shqiptare, etj.

4. Informimin zyrtar për familjet dhe individët e konfirmuar pozitiv në territorin e Bashkisë Shkodër.

Vlerësojmë shumë të rëndësishme që të sigurojmë vazhdimësinë e punës në shërbim të qytetarëve, sigurimin e stafit dhe mbrojtjen e qytetarëve nga rreziku i transmetimit të COVID19.

Në pritje të përgjigjes tuaj,

KRYETAR

Voltana Ademi

Letra e Voltana Ademit

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë