Voltana Ademi letër publike Ramës:
Ndërhy për problemet që ka Shkodra

Kryetarja e Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi i ka bërë një letër të hapur publike Kryeministrit të vendit, Edi Rama, përmes së cilës i kërkon ndërhyrje për një sërë problematikash që shqetësojnë banorët e Shkodrës.

Në letër, Ademi rendit problemin ende të pazgjidhur të dëmshpërblimin e banorëve të përmbytur, shtimin e fondeve për rajonin e Shkodrës, për investime, si dhe nivelin e lartë të korrupsionit në institucionet shtetërore.

Po ashtu, Ademi shkruan në letrën e hapur se stadium i Shkodrës duhet të ndërtohet sipas standardeve të UEFA-s, ndërkohë që banorët të dëmshpërblehen për pronat që iu dëmtohen.

Ajo ofron bashkëpunimin e institucionit që drejton, me qëllim që qytetarëve t’iu shërbehet pa bindje politike.

Leytra e hapur është bërë nga Kryetarja e Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi menjëherë pas takimit që ajo pati me kryeministrin Edi Rama në zyrën e saj.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen