Voltana Ademi: Sot është një ditë zije për familjet në nevojë!

Kryetarja e bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, ka deklaruar: “jam këtu për të denoncuar katrahurën e prodhuar nga sistemi qendror i menaxhimit të ndihmës ekonomike”.

Nga të dhënat e ditës së sotme të sistemit qendror të menaxhimit të ndihmës ekonomike, rezulton se familjeve me të gjithë anëtarët të papunë, u është mohuar e drejta e ndihmës ekonomike. Në këtë kategori përfshihen edhe familje me të ardhura minimale, fëmijët e të cilëve janë studentë.

Sistemi nuk ka të dhëna të përditësuara mbi pronësinë e automjeteve, gjë  që ka penalizuar shumë familje.

Një rast tjetër  është ai i familjeve që kanë anëtarë të burgosur dhe që janë përjashtuar nga ndihma sociale.

Voltana e gjykon situatën e mësipërme si të padrejtë, duke e quajtur ditën e sotme si “ditë zije për familjet në nevojë’’. Ajo kërkon nga sistemi që të jetë transparent.

Kryetarja e Bashkisë Shkodër, flet edhe në emër të kryetares se shoqatës së bashkive të djathta e në emër të saj kërkon pezullimin e menjehershëm të kësaj skeme.

 

d.gj/ Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Arjan Hoxha nga selia blu: Rakip Suli ka dhënë leje ndërtimi në një zonë të shpallur të rrezikshme nga institucionet e shtetit, SPAK ta hetojë!

Arjan Hoxha nga selia blu: Rakip Suli ka dhënë leje ndërtimi në një zonë të shpallur të rrezikshme nga institucionet e shtetit, SPAK ta hetojë!