Voltana-Ramës: Solle autobusë
nga Lezha dhe Puka, dështove

Kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi replikuan sërish sot lidhur me projektet e zbatuara në kryeqendrën veriore. 

Rama tha se bashkia me Voltanën në krye po bëhet pengesë për punët e qeverisë, ndërsa nga ana tjetër kryebashkiakja e Shkodrës pretendon të kundërtën. 

Ademi i është përgjigjur me një reagim në Facebook dhe me një video të premtimeve të Ramës, akuzave të tij në adresë të saj.

Duke iu referuar takimit të sotëm të Ramës në Shkodër, Voltana Ademi thotë se kryeministri i solli njerëzit me autobusë nga Lezha dhe Kopliku.

"Edi Rama sulmon Bashkinë Shkodër e thotë me vete: "Si ka mundesi!!!! Unë i bllokoj çdo gjë e keto çdo ditë po vazhdojnë të ndërtojnë e zbatojnë projekte!!!"

Në fakt, nëse ka një njeri që është tallur e po tallet me Shkodrën është Rama!
Tallje e Rames është kur thotë që bëme "Marubin", e që në fakt e beri qeveria Berisha, por shiritin e preu Rama...
E sa per liqenin e Shkodrës është projekti ynë, ëndrra që po realizojmë për të gjithë shkodranët.

Edhe pse sot në Shkodër solle autobuzë me turista nga Puka, Lezha e Kopliku, prapseprap, si pasojë e kesaj tallje, sot takimi te deshtoi!

Edhe pse ti kryemistër mashtron për gjithcka që flet dhe e urren Shkodrën, të premtoj se Shkodra historikisht êshtë drejtuar e do të drejtohet nga demokratët e njerëzit e lirë!",
thuhet në reagimin e Voltana Ademit. 

Video e publikuar në Facebook nga Voltana Ademi:

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen