Në 15:30, kryeministri Edi Rma kishte lajmëruar një video-mesazh të rëndësishëm për cështjen e negociatave, por edhe paketën social-ekonomike lidhur më përballimin e pasojave të koronavirusit. Por nga ora e njoftuar kaluan 60 minuta dhe kryeministri nuk doli të përcjellë mesazhin e tij. Çfarë ka ndodhur? Rama qetëson qytetarët dhe tregon shkakun e vonesës. "Ndjesë për vonesën e mesazhit, po si duket u lodh ajfoni im nga puna skllavëruese 20 orë në ditë dhe i ra të fikët e mezi po përmendet".
Lajmi kryesor:
Paketa për koronavirusin/ Rama tregon skemën si do të ndahen lekët: Dyfishim asistencës, pagesës së papunësisë dhe 2 paga biznesit të vogël












