TIRANE - Punimet në Unazën e Re nuk kanë ecur me ritmet që ishin parashikuar për shkak të prolemeve të shpronësime. Ky fakt eshte pranuar nga ministri i Transporteve, Edmond Haxhinasto gjatë një inspektimi që ka bërë në këtë segment, ndërtimi i të cilit do të shmangë trafikun e dendur të qendrës së kryeqytetit.

Ka problematikën e shumë projekteve të sektorit të rrugëve, që janë shpronësimet, cilësia e projekteve, të cilat ne po përpiqemi ti zgjidhim. Konkretisht, kjo kontratë është shtyrë për të përfunduar në Tetor të vitit 2016, pikërisht për shkak të këtyre vonesave, kërkohet domosdoshmërisht një koordinim shumë më i mirë, midis institucioneve të përfshira, por duke intensifikuar punën mes ARSH-së sëbashku me ALUIZNIN, dhe me OSSHE, me qëllim realizimin e këtij segmenti sa më shpejt”, u shpreh Haxhinasto.

Lidhur me kontratën për rrugën e Arbërit, ministri u shpreh se kompania kineze ka kërkuar rishikim të buxhetit për shkak të problematikave që ka hasur në projekt. Ndonëse më herët ministri ishte shprehur se kompania që po merret me ndërtimin e rrugës Tiranë-Elbasan rrezikon të zgjidhë kontratën, sot deklaroi se ekspertët po shohin të gjitha mundësitë për gjetjen e një zgjidhjeje dhe po monitorojnë punën e përditshme të kësaj kompanie.

Siç e shikoni janë problematika shumë të rëndësishme, por me një angazhim shumë më të lartë I kemi vendosur në rrugën e zgjidhjes. Një element shumë i rëndësishëm është ndryshimi projektit, për të pranuar kërkesat e banorëve të një zone me një intesitet jashtëzakonisht të lartë popullsie, një kërkesë e drejtë, që nuk ishte parashikuar në projektin e mëparshëm, që është një mbikalim, që bën të mundur aksesin e banorëve në të dyja anët e unazëz, për të kaluar në krahun tjetër dhe për të qarkulluar normalisht” përfundoi fjalën Haxhinasto.

Ky segment shumë i rëndësishëm i Unazëz së Re të Tiranës, me një gjatësi prej 1,5 kilometrash, me një vlerë investimi 1,9 miliard lekë të reja.
 
Redaksia Online
(shqiptarja.com)