Kreu i KQZ, Klement Zguri u shpreh se KQZ do kontaktojë me urgjencë me KZAZ-të që kanë ndërprerë punën, me qëllim rinisjen e procesit të numërimit.
Sipas tij, vonesat në numërim përbëjnë shkelje të Kodit Zgjedhor ndërsa paralajmëroi se do mbahet shënim çdo veprim i komisionerëve që cenon procesin e votimit.
“KZAZ-të që kanë thënë se numërimi do vazhdojë në orën 5 të merren në telefon dhe të vazhdojnë punën. Është e papranueshme që të pengohet numërimi 10 orë. E mirëkuptojmë lodhjen, por edhe ligji ka disa kërkesa”, tha Zguri.
Biba: Të zëvendësohen numëruesit
Kundër shtyrjes së numërimit u shpreh dhe nënkryetari i KQZ, Denar Biba.
“Në rastet kur numëruesit janë larguar, Kodi është i qartë: Numërim fillon dhe vazhdon në mënyrë të pandërprerë, partitë të zëvendësojnë numëruesit. Largimet me gati 10 orë janë jo të papranueshme, por gati shpërdorim detyrë. Çfarë është kjo: Do të vij në orës 5! Ku e dimë ne që ata do të vijnë? Ke marrë një detyrë përsipër, përmbushe”, vijoi ai.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com