Nje aksident i rende ka noddhur ne nje rruge dytesore Tirane-Vore ku nje makine tip 'Ford' eshte perplasur me nje kamion qe ishte i parkuar anash rruges.
Si pasoje ka gjetur vdekjen drejtuesi i autoveturës tip Ford, shtetasi S. Sh., 35 vjeç.
NJOFTIMI I POLICISE
Më datë 29.06.2017, rreth orës 15:55, në rrugën dytësore, Vorë – Tiranë, ka ndodhur një përplasje midis një kamioni dhe një autoveture, ku drejtuesi i autoveturës tip Ford, shtetasi S. Sh., 35 vjeç, ka gjetur vdekjen e menjëhershme si pasojë e forcës së goditjes.
Nga hetimet paraprake është mësuar se kamioni ka qënë i parkuar jashtë rruge dhe drejtuesi i automjetit tip Ford, dyshohet se ka humbur kontrollin e automjetit dhe si pasojë e shpejtësis tej normave të lejuara është goditur me kamionin duke e spostuar atë me rreth 10 m. Shërbimet e zjarrfikses bënë të mundur nxjerrjen e trupit pa jetë nga mjeti. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
(d.b/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com