Vorë-Hani i Hotit/ BERZH hap tenderin ndërkombëtar 373 milionë euro për ndërtimin e hekurudhës

Vorë-Hani i Hotit/ BERZH hap tenderin ndërkombëtar 373 milionë euro për ndërtimin e hekurudhës

Foto ilustruese

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim shpalli në faqen e saj e-procurement, tenderin 373 milionë euro për ndërtimin e hekurudhës Vorë-Hani i Hotit. Sipas njoftimit, tenderi do të jetë me dy faza. Faza e parë, ajo e parakualifikimit do të mbyllet në datën 24 janar.

Më pas kompanitë e kualifikuara do të garojnë në fazën e dytë me ofertën financiare.

Në 26 shkurt u firmos në Londër marrëveshja e financimit për ndërtimin e kësaj linje hekurudhore. Marrëveshja është nënshkruar mes qeverisë shqiptare dhe BERZH.

Kostoja totale e këtij projekti është 373 milionë euro, por një pjesë e kostos mbulohet nga BERZH dhe BE përmes Kornizës së Investimeve të Ballkanit Perëndimor dhe një pjesë nga buxhetit i shtetit.

Projekti synon rehabilitimin dhe ndërtimin e 120 kilometrave linjë hekurudhore, e cila do të shërbejë për transport udhëtarësh, mallrash, por edhe për qëllime ushtarake.

Për këtë linjë hekurudhore është vendosur si afat përfundimi viti 2030.

Vorë-Hani i Hotit
Projekti është pjesë e zgjatimit të “Rrjetit Kryesor të Transportit Trans-Europian TEN-T në Ballkanin Perëndimor”, i cili do të lidhë Shqipërinë me rrjetet hekurudhore rajonale dhe europiane përmes Korridorit X pan-Europian.

Hekurudha lidh qendrat urbane të Vorës, Mamurrasit, Laçit, Milotit, Lezhës, Shkodrës dhe Koplikut.

Linja ekzistuese hekurudhore Vorë – Hani i Hotit u ndërtua në dy faza: nga Vora në Laç në fillim të viteve 1960, ndërsa nga Laçi deri në kufirin e Shqipëri-Mali i Zi, në vitin 1985.

Tërmeti i 29 nëntorit 2019 ndërpreu funksionimin e kësaj linje për shkak të dëmtimit të urës mbi lumin Ishëm, por edhe më herët shpejtësia e kalimit të trenave ishte shumë e ulët.

Ky është projekti i dytë që Qeveria Shqiptare po zhvillon në sektorin hekurudhor pas asaj Tiranë-Durrës me degëzim në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza”, e cila është ende larg realizimit dhe ka shkelur disa herë afatet e vendosura.

Shqipëria është ndër të vetmet vende në Evropë që nuk ka linja hekurudhore funksionale, pasi ato ekzistueset u lanë të degradohen.

Projekti i parë që ka nisur është ai i linjës Tiranë-Durrës-Rinas, i cili po ecën më ritme të ngadalta dhe nuk dihet nëse do ta shkelë sërish afatin e vendosur në vitin 2025.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    12 Dhjetor, 16:05

    Berishës iu dha zyrtarisht nga gjykata vula e PD, a do të shtohen votat?



×

Lajmi i fundit

‘Studio Live’ për operacionin në Dobraç/ Softa: Si hynë mjetet e blinduara në Shkodër dhe s’i pa njeri! Lekli: Njerëzit kanë frikë të flasin, u është prishur qetësia

‘Studio Live’ për operacionin në Dobraç/ Softa: Si hynë mjetet e blinduara në Shkodër dhe s’i pa njeri! Lekli: Njerëzit kanë frikë të flasin, u është prishur qetësia