Propozimi i paritve politike për zonë të 13-të zgjedhore për votën e emigrantëve, Diaspora për Shqipërinë e Lirë: Jemi kundër, dobëson votën e mbi 1.4 milionë shqiptarëve jashtë vendit

Propozimi i paritve politike për zonë të 13-të zgjedhore për votën e emigrantëve, Diaspora për Shqipërinë e Lirë: Jemi kundër, dobëson votën e mbi 1.4 milionë shqiptarëve jashtë vendit

Një lëvizje e quajtur "Diaspora për Shqipërinë e Lirë" në faqen e saj zyrtare ka publikuar një deklaratë, në të cilën kundërshton propozimin e KQZ dhe disa përfaqësuesve të partive politike në vend për krijimin e një zone zgjedhore të 13-të, me 5 deputetë të rezervuar për diasporën.

Sipas shoqatës, ky propozim dobëson peshën e votës së diasporës dhe tenton të zvogëlojë dhe qendërzojë influencën e mbi 1.4 milion shqiptarëve të diasporës të cilëve kushtetuta u garanton të drejtën e votës.

‘Çdo propozim që synon të shpërfytyrojë qëllimin dhe të drejtën e votimit nga jashtë te shtetasve shqiptar, do të përballet me rezistencë nga Lëvizja jonë dhe do të luftohet me të gjitha mjetet ligjore dhe politike në dispozicion të shoqërisë civile.’- thuhet në deklaratën e shoqatës. Diaspora për Shqipërinë e Lirë (DPSHL) përshëndet KQZ-në dhe OSBE-në për konferencën e organizuar me temë "Votimi nga jashtë, koha është tani" të datës 24 Maj 2022, ku lëvizja u përfaqësua nga tre prej anëtarëve të saj.

Në këtë konferencë, Bledar Milaqi, bashkëthemelues dhe sekretar i përgjithshëm i DPSHL-së, ritheksoi domosdoshmërinë e mosmohimit dhe të mostjetërsimit të votës së shqiptarëve jashtë Shqipërisë. Ndërsa detajet teknike dhe modalitetet në lidhje me këtë temë jetike për të ardhmen e demokracisë shqiptare mbeten për t'u diskutuar, DPSHL-ja ka ndjekur me shqetësim propozimin e disa përfaqësuesve te partive politike për krijimin e një zone zgjedhore të 13-të, me 5 deputetë të rezervuar për diasporën. Lëvizja deklarohet kategorikisht kundër këtij propozimi i cili dobëson peshën e votës së diasporës dhe tenton të zvogëlojë dhe qendërzojë influencën e mbi 1.4 milion shqiptarëve të diasporës të cilëve kushtetuta u garanton të drejtën e votes.

Ka një dhe vetëm një votë, të barabartë për të gjithë. Çdo propozim që synon të shpërfytyrojë qëllimin dhe të drejtën e votimit nga jashtë te shtetasve shqiptar, do të përballet me rezistencë nga Lëvizja jonë dhe do të luftohet me të gjitha mjetet ligjore dhe politike në dispozicion të shoqërisë civile! Vota jonë ka peshë!'- thuhet në deklaratën e shoqatës.

 

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gjergj: 28/05/2022 11:50

    Nuk èshtè nè interesin e ssnjè partie politike shqiptare sot, votimi i qytetarève shqiptarè pèrkohèsisht jashtè vèndit. Ata, jo vetèm qè pèrbèjnè shumicèn nè listèn e zgjedhèsve sot por edhe nuk dinè se çfarè èshtè njè thes miell. Edhe me 50 mijè lekè tè vjetra, nuk ua blen dot votèn. Ndaj ajo ideja "progresive" e bojaxhiut europian, me 5 emra qè di ti zgjedhè ai dhe ti "votojè" diaspora, èshtè njè vrimè nè ujè, si çdo gjè qè kanè nisur kèta kalorès plaçkitès. Zgjedhjet nè Shqipèri janè njè farsè e ndyrè pavarèsisht se kush i "fiton" ato. 50% e popullatès jashtè pa tè drejtè vote,,,nga ata qè jetojnè kètu gjysma nuk votojnè fare sepse "diasporè" brènda pèr brènda. Nga 25% qè mbeten, del PS me 35%, PD me 20% dhe ato 200 partitè e Mediut me nga 3%. Populli zgjodhi? Lesh me qime !!!

    Përgjigju
  • Moli: 27/05/2022 17:31

    Mire mire. Nese e ka vendosur Rama kete pune, do te coje ne fund. Madje te hapet b...sh qe ca beri e si e beri. Nese zgjedhesit nga jashte do llogariten sipas vendbanimit, kjo do rrezokoje shokun Rama dhe banden e tij. Kurse me vete, edhe KQZ e kunatit te Mediut dhe vllaut te Rames shenohet ne raportet e OSBE qe u kry punela, edhe Rama del hero qe per here te pare "dha te drejte per vote atyre jashte, dhe cfardo qe te bezise Berisha kur te humbase do sfumohet ne eter.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja tha garantohet

Kushtetuesja tha garantohet "vota parapëlyese në 2/3 e listës", shifrat e sondazhit: Mbi 80% e ligjvënësve zgjidhen nga krerët e partive