Vota e shqiptarëve që jetojnë jashtë si dhe nocioni ‘No Taxation without Rapresentation’

Vota e shqiptarëve që jetojnë jashtë si dhe nocioni ‘No Taxation without Rapresentation’

Foto ilustruese

Historia e SHBA si shtet i pavarur fillon pikërisht me rebelimin e trembëdhjetë kolonive të reja që ishin krijuar në Kontinentin e Amerikës së Veriut duke kundërshtuar autoritetin e koronës britanike me motivimin se nuk i paguajmë taksat pa qenë të përfaqësuar! Pra, SHBA u krijuan si shtet i pavarur që në gjenezë me argumentin më të fortë demokratik, se nuk mund të paguhen taksat pa pasur përfaqësim.

Në fakt historia e sufragjit universal, pra që të gjithë qytetarët të kishin të drejtë të votonin, pa dallime apo diskriminime është një histori e mbushur me plotë sakrifica e ngjarje. Megjithatë, tashmë shumica e vendeve në Botë e kanë tejkaluar këtë sfidë duke aplikuar zgjedhje të lira, demokratike e periodike.

Shoqëritë kanë evoluar shumë falë rrethanave, zhvillimit të teknologjik dhe mundësive të reja të komunikimit apo edhe intensitetit të lartë të informimit që ka minimizuar kohët dhe po ashtu ka shpërfillur distancat. Po ashtu dhe si pasojë e realiteteve të reja demografike dhe spostimeve të mëdha të popullsive botërore për shkak të nevoja të reja apo edhe për shkak të sfidave të reja ka bërë që shumica e shoqërive të bumbin konceptin e pastër të etnisë duke krijuar me shumicë e forcuar më shumë identifikimin me etni. Shumë pak shtete sot kemi një etnik, shumica janë multietnik ose më shumë se kaq, se kanë edhe komunitete të reja si pasojë emigrimit që nuk gëzojnë shtetësi, por janë pjesë reale dhe fizike si komunitete në shoqëritë ku kanë zgjedhur të jetojnë e të punojnë.

Tashmë vende si Franca, Gjermania, Belgjika, Holanda, Italia, Spanja dhe Greqia kanë shumë komunitete të huajsh me leje qëndrimi që jetojnë, studiojnë e punojnë e paguajnë rregullisht taksat. Në këtë realitet të ri, këto vende, por vetë institucionet BE po shkojnë të zgjerojnë konceptin e të drejtës të votës duke e tejkaluar lidhjen e kësaj të drejtë me posedimin e shtetësisë të paktën për zgjedhjet lokale apo administrative.

Shqipëria, nëse shikojmë statistikat e fundit është vendi që më shumë se gjysmën e popullsisë së saj e ka jashtë, por përsëri kjo është demokracia e fundit e një republike parlamentare në Europë që u ka mohuar të drejtën që të votojnë. Në fakt kjo është një drejtë kushtetuese, sepse sipas kësaj të fundit, çdo shtetas shqiptar që mbush 18 vjeç edhe në ditën e zgjedhjeve ka të drejtë të votojë dhe të votohet. Tashmë kemi edhe një vendim të Gjykatës Kushtetuese që i kërkon parlamentit të ndërmarr nisma ligjore për të aplikuar votën e shqiptarëve që jetojnë jashtë.

Propozimet apo diskutimet politike që bëhen në Shqipëri kanë një gabim që në terminologji duke e quajtur “Vota e Diasporës”. Në fakt me “Diasporë” kuptojmë ata shqiptarë që pas disa brezash jetojnë e punojnë në një vend të huaj e të ndryshëm nga Republika e Shqipërisë. Duke e lidhur të drejtën e votës ekskluzivisht me këtë term, duket sikur duan ta largojnë në kohë dhe në hapësirë. Zakonisht Diasporat kudo ku janë, pas disa brezave kanë pak interes që të votojnë në vendet  e origjinës, sepse fillojnë ta konsiderojnë vend të origjinës!

Shumica e  Shqiptarëve që janë larguar janë ata të fillimit të viteve ’90 e deri në ditët e sotme. Këta nuk janë “Diasporë”, por janë shtetas shqiptar që kanë lidhje të forta me Atdheun, e frekuentojnë shpesh dhe po ashtu kanë interes konkret për të votuar e pse jo edhe për tu bërë pjesë e përfaqësuese në institucionet shqiptare në nivel shtetëror, por edhe të jenë pjesë e subjekteve politike për të marrë pjesë pse jo edhe në jetën aktive politike.

Gjithashtu, konceptet e votës kanë ndryshuar. E drejta për votë nuk duhet të jetë një pengesë për angazhimin profesional, punësimin apo edhe për mundësitë madhore si familjare e shëndetësore. Prandaj, akti i votimit duhet të konsiderohet një plotësim i rëndësishëm i aktiviteteve dhe nevoja personale apo familjare dhe jo si një pengesë për këto të fundit. Askush nuk duhet të anulojë një udhëtim për një kurim apo për një ndërhyrje të rëndësishme shëndetësore, sepse mund të koencidoj me ditën e votimit.

Asnjë shqiptar, pavarësisht nevojave parësore familjare, shëndetësore apo profesionale nuk duhet të privohet nga e drejta për të votuar. Gjithashtu, falë lëvizjes së lirë që gëzojnë shqiptarët në zonën Shengen, tashmë kanë rritur kontaktet dhe intensitetin me familjarët e tyre në vendet e ndryshme europiane duke udhëtuar më shpesh. Në këtë realitet të gjitha këta, pavarësisht ku ndodhen dhe arsyen pse ndodhen duhet të kenë të gjitha lehtësirat dhe mundësitë që votojnë. Për këtë arsye unë jam për të përdorur termin “implementimi I votës për shqiptarët që jetojnë jashtë”, qoftë edhe përkohësisht.

Gjithashtu, nëse çështjen e votës së shqiptarëve e trajtojmë vetëm në këndvështrimin e të drejtës së votës e kemi lënë përgjysmë atë duke e cunguar. Ne duhet të flasim edhe për një të drejtë tjetër themelore që është e drejta për tu votuar e për tu përfaqësuar. Për këtë arsye unë mendoj se çështja e implementimit të drejtës të votës për shqiptarët që jetojnë jashtë është më shumë çështje e vullnetit politik, sesa vetëm një çështje juridike. Pse e mendoj kështu? Sepse, duket qartë se ka një mungesë të vullnetit politik nga partitë politike! Në fakt partitë politike para se të kalojnë në teknicitetet juridike për implementim duhet të fillojnë të caktojnë kuota për shqiptarët që jetojnë jashtë në listat e tyre që prezantojnë për deputet apo edhe në listat e tyre që prezantojnë për këshilla komunal në zgjedhje lokale.

Implementimi i votës të shqiptarëve që jetojnë jashtë është edhe një çështje e mirëfilltë kushtetuese dhe po ashtu është edhe çështje modeli që mund të zgjidhet ose të aplikohet. Vetëm në Itali kemi rreth më se 600 mijë shqiptarë e në Greqi rreth më shumë se 800 mijë, sa kuota përfaqësimi duhet të kenë në Parlament? Me çfarë kriteri e modeli do të caktohet këto kuota? Për shembull Italia ka një numër të kuotave në Parlament për italianët që jetojnë jashtë!

Po ashtu edhe vetë implementimi i të drejtës të votë për shqiptarët që jetojnë jashtë është edhe çështje modeli sesi mund të aplikohet! Disa vendet e kanë me postë, disa të tjerë e kanë me votim në selitë diplomatike e disa të tjerë e kanë duke hapur qendra votimi në vendet ku jetojnë përmes votimit elektronik. Modelet e mundësitë janë të shumë për ta implementuar, por mbetet gjithmonë çështje konsensusi dhe vullneti politik.

Kohët e fundit ka edhe opinionet kundra të drejtës së votës të shqiptarëve që jetojnë jashtë me argumentin se nuk paguajnë taksa. Në fakt pikërisht për këtë dua të flas. Remitancat e emigrantëve kanë qenë thelbësore për ekonominë shqiptare në këto vite të vështira tranzicioni. Të ardhurat e emigrantëve kanë edhe vetë fondin e akorduar nga Qeveria për emergjencë. Gjithashtu, nuk është e vërtetë se shqiptarët që jetojnë jashtë nuk paguajnë taksa. Shqiptarët që jetojnë jashtë kanë paguar e vazhdojnë të paguajnë kuotat e legalizimeve të banesave të tyre që kanë ndërtuar në këto 30 vite.

Paguajnë mbeturinat, derdhin kontribute vullnetare si fond pensioni për vetë dhe familjarët e tyre që jetojnë në Shqipëri. Gjithashtu, të mos harrojmë se shumë shqiptar që jetojnë jashtë kanë hapur aktivitete ekonomike shqiptare ku shumicë e rasteve janë vetë pronar e në shumë raste të tjera janë ortak. Nëse nuk do të kishin qenë të ardhurat e emigrantëve në këto 30 vite nuk e di sesi do të kishte qenë situate ekonomike e familjeve shqiptare dhe po ashtu nuk e di nëse do të kishim këtë turizëm që kemi sot.  Nuk ka taksa pa të drejtë vote! Vota e shqiptarëve që jetojnë jashtë duhet të implementohet para zgjedhjeve të 2025.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • berti: 05/05/2024 14:34

    o Alban bej nje artikull per ata emigrantet qe nuk ua legalizojne shtepite edhe pse kane nga viti 2000 qe presin

    Përgjigju
    • Po mër po: 06/05/2024 06:01

      Prit se do mbijë bar.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur